Kukës, zhduket 35-vjecarja, policia gjen njolla gjaku në banesë
KUKËS- Një grua rreth 35-vjec rezulton e zhdukur në qytetin e Kukësit. Denoncimi ka ardhur nga vajza e saj, e cila kur është kthyer në shtëpi nuk ka gjetur nënën.
Sipas policisë së qytetit verior në banesën e kësaj të fundit janë gjetur njolla gjaku.
Po sipas bluve të Kukësit, në banesë mungojnë edhe 3 mln lekë të vjetra.
Policia e Kukësit e ka shpallur gruan në kërkim. Për të po kërkohet në lagjen 5 të qytetit si dhe në breg të liqenit.
(ma.ar/BalkanWeb)