E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi, rezolutë kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë

PRISHTINË- Kuvendi i Kosovës votoi sot unanimisht rezolutën më anë të së cilës kundërshton mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës.

75 deputetë të pranishëm në seancën e e sotme votuan pro kësaj nisme, ndërkohë që teksi i saj do të votohet pasditen e sotme pas diskutimeve në Kuvend.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur edhe një herë se nuk do të lejohet organizmi i zgjedhjeve të asnjë shteti tjetër brenda territorit të Kosovës. Sa i përket pjesës veriore, Thaçi nënvizoi se për këtë pjesë të vendit nuk do të bisedohet asnjëherë me Serbinë.

“Një dialog i mundshëm për pjesën veriore nuk ka ekzistuar, nuk ekziston dhe nuk do të ekzistojë”, ka deklaruar kryeministri Thaçi.

Grupi parlamentar i Vetëvendosjes, pavarësisht konsensusit shfaqi rezervat ndaj përmbajtjes së rezolutës duke nënvizuar se nuk ishte i ftuar gjatë konsultimeve.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›