4 vjet nga tragjedia e Gërdecit, familjarët: Gjykata i vrau për herë të dytë
TIRANË- Sot u mbushën 4 vjet nga tragjedia e 15 Marsit në Gërdec, 15 km larg nga Tirana kur pas shpërthimit të një fabrike të demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, mes të cilëve gra e fëmijë. Nga shpërthimi u plagosën mbi 300 persona dhe u dëmtuan biznese e banesa të zonës.
Familjarët e viktimave të Gërdecit edhe këtë vit kanë kryer homazhe në kraterin ku ndodhi shpërthimi i 15 marsit të vitit 2008, pranë pllakatës ku shkruhen emrat e 26 viktimave, mes tyre dhe fëmijë: Familjarë të shumtë vendosen kurora dhe tufa me lule, ndërkohë të pranishëm në homazhe ishin deputetë të Partisë Socialiste.
Teksa ka shpërthyer në lot, Zamira Durda, nëna e cila katër vite më parë humbi djalin e saj të vogël-6-vjecar nën piskamën e dhimbjes vajtoi vitkimat bashkë me djalin e saj.
“Qajini, qajini se i kemi qarë katër vjet dhe na i vranë prap, o të të keqen mami....”,- shpërtheu në lot Zamira, teksa mbahej për krahësh nga familjarë të tjerë të përlotur.
Familjarët u shprehën të zhgënjyer me rrjedhën e procesit gjyqësor. Familjarët të përlotur deklaruan se tashmë ndihen sikur të afërmit e tyre janë vrarë për herë të dytë.
Duke iu bashkangjitur dhimbjes së tyre, deputetja e PS, Arta Dade i tha familjarëve se ata nuk duhet të humbasin shpresat, ndërkohë që theksoi se opozita do vendosë drejtësi sapo të vijë në pushtet.
“Ne duam t’iu garantojmë se menjëherë sa të vijmë në pushtet do ta kemi përparësi zgjidhjen e problemit. Kjo drejtësi që komandohet nga kryeministri nuk mund të bëjë drejtësi. Ne jemi me dhimbjen tuaj, jemi me revoltën tuaj. Nuk mjafton për ne, si grup parlamenter socialist ne do të vijojmë përpjekjet tona maksimale, për të bërë në radhë të parë detyrën tonë, për të bërë drejtësi, për tragjedinë e Gërdecit që përgjegjësit të shkojnë para ligjit”,- u shpreh Dade.
PROCESI GËRDECI
Pas një kalvari të gjatë seancash, Gjykata e Shkallës së parë 3 ditë (më 12 mars) para përvjetorit të tragjedisë dha vendimin për 29 të pandehurit e dosjes ‘Gërdeci’, ku asnjë nga 29 të akuzuarit nuk u dënua për akuzën e vrasjes.
Sipas vendimit të gjykatës, ish-përgjegjësi i fabrikës së armëve të demontimit që shpërtheu më 15 mars të vitit 2008 në Gërdec u dënua me 18 vjet burg, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari po me 18 vjet burg, kurse administratori i fabrikës Alba-Demil, Mihal Delijorgji me 10 vjet burg.
Pas vendimit familjarët e viktimave reaguan ashpër, ndër to edhe Zamira Durda, e cila humbi tragjikisht djalin e saj në shpërthimin në ish- fabriken e demontimit të municioneve në Gërdec.
Gjatë gjithë kësaj kohe opozita nuk ka reshtur së akuzuari qeverinë si “qeveri e Gërdecit” dhe fajtore për tragjedinë e ndodhur.
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Rama: Tragjedia e Gërdecit nuk mbyllet me një farsë gjyqësore 'Gërdeci', nga 18 vjet burg për Pinarin e Minxollin, 10 vjet për Delijorgjin Dënimet për ‘Gërdecin’, Zamira Durda vajton në gjyq fëmijën e vrarë Familjarët e viktimave: Drejtësia dështoi, nuk zbuloi kush vrau në Gërdec