E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritikohen anglezet, dominojne lojtaret e huaj

Anglezet e kane sulmuar jo pak Blaterin, duke thene se eshte mik i ngushte i Mishel Platinise, qe jane edhe dy drejtuesit e institucioneve me te larte te futbollit, te FIFA-s dhe UEFA-s, dhe kjo duket ngaqe mbajne te njejtin qendrim, ne shume raste. Kohet e fundit Sep Blater ka hapur nje debat ne ishull, sepse klubet angleze aktivizojne shume lojtare te huaj. Ai eshte gati qe te perpiloje nje rregullore te re, per te parandaluar kete fenomen. "Rasti ne Angli do te thote se kur nje klub ka para, mund te afroje deh aktivizoje pa limit lojtare te huaj, por ne rast se do te kufizohet numri i tyre, kjo do te ishte pozitive", - shpjegon Blater. E tille ka qene historia e Premier Liges. Aktualisht, anglezet dominojne futbollin evropian. "Kater ekipe angleze vazhdojne te perfaqesohen me sukses ne Ligen e Kampioneve. Duke perfshire edhe zevendesimet, se bashku ato kane aktivizuar vetem nente lojtare angleze, por ne anen tjeter ne radhet e tyre luajne 20 ose 21 braziliane, 21 italiane, 16 argjentinas dhe nuk e di se sa afrikane. Ju mendoni se kjo gje eshte e drejte. Isha ne Brazil dhe fola me presidentin Lula, i cili me eshte lutur qe te bej dicka, per te parandaluar eksodin e lojtareve braziliane. Tregu afrikan eshte praktikisht i pakontrollueshem", - theksoi ai. Nderkaq, kater ekipe angleze qe shenuan nga nje rezultat pozitiv ne ndeshjet e para te 1/16, ne "Champions". Por Denilson i Arsenalit nuk do te kishte luajtur nese nuk do te demtohej Ces Fabregas. Edhe Aleks i Celsit ka nje rast te ngjashem. Fabio Aurelio i Liverpulit, i cili kaloi gjashte vjet me Valencian, mberriti ne Anfild me nje pasaporte italiane. Ai nuk shfaqet me ne Brazil qe prej vitit 2000, kur mori pjese ne Lojerat Olimpike te Sidneit. Lukas Leiva i Liverpulit eshte aktivizuar vetem nje minute ne kohen shtese, ne ndeshjen e "Champions" . Pas ketyre rasteve, eshte sugjeruar ndryshimi i rregullores, qe ka hapur debate per momentin. FIFA e mbron me force kete teme, por ka hasur ne kundershtimin e disa trajnereve te Premier Liges. Nese ato rikthehen, ne vendin e tyre, cilesia e futbollit dhe niveli i ndeshjeve nuk mund te bjere, pasi kjo eshte provuar. Ne kontrast, kater ekipet e tjera te kontinenti qe po perballen ne Ligen e Kampioneve me ato angleze, Real Madrid, Inter, Juventus dhe Roma kane aktivizuar ne total vetem 9 braziliane, duke perfshire dy prej tyre qe jane aktivizuar vetem ne nje ndeshjes, si Adriano dhe Julio Cezar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›