Kriza e urisë në Somali, pritet vizita e Erdogan

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në 18 gusht do të shkojë në Somali, vend që po përballet me krizën e urisë.
Turqia po bën përpjekje që ta mbajë Somalinë në qendër të opinionit publik ndërkombëtar për të shtuar ndihmat humanitare në drejtim të këtij vendi.
Nga ana tjetër Turqia ka siguruar një mbështetje të madhe në luftën kundër fatkeqësisë, me anë të fushatave të saj humanitare dhe Kryeministri Erdogan, me vizitën e tij, dëshiron ta mbajë këtë temë në rend të ditës gjithashtu.
Vizita në Somali, ku do të marrinë pjesë Kryeministri Erdogan, si dhe Ministri i Jashtëm, Ahmet Davutollu, do të nisë më 18 gushtit.