Çeki, zhvillohet për herë të parë parada e homoseksualëve

Gay Pride është zhvilluar për të parën herë në kryeqytetin e Çekisë, Prage, ku mijera njerëz marshuan me veshje plot imagjinatë e valëvitën flamuj shumëngjyresh. Rreth 300 police kontrolluan eventin që shkaktoi debate të shumta në vend e nxiti edhe protesta të kundërshtarëve.
Disa dite më parë, një nga këshilltarët e presidentit konservator Vaclav Klaus, zëvendës kancelari Peter Hajek, i etiketoi homoseksualët si devijim nga normalja. Komentet e tij u pasuan nga një deklarate e përbashket e ambasadoreve të 13 vendeve perëndimore, ku shprehej mbeshtetja për festivalin 5 ditor.