E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opportunity në mars, NASA publikon imazhet

Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA publikoi fotografi të marra nga roboti Opportunity në Mars pasi arriti në kraterin 22. 5 kilometra të gjerë të planetit ku do të ekzaminojë shkëmbinjtë më të vjetër që ka prekur gjatë qëndrimit shtatë vjeçar në Planetin e Kuq.

Roboti me gjashtë rrota, i furnizuar nga energjia diellore iu afrua kraterit Endeavour këtë javë pasi udhëtoi 21 kilometra nga një krater më i vogël i quajtur Victoria.
 

Opportunity dhe binjaku i tij Spirit u ulën në pjesë të skajshme të marsit në vitin 2004 ku kanë kryer kërkime për gjurmë të ujit në planet.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›