E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritikojnë deklaratën e OKB’së

Lëvizja kryesore opozitare, Këshilli Nacional i Sirisë, ka kritikuar të enjten deklaratën e OKBës, e cila kërkon përfundimin e dhunës në Siri, duke vlerësuar se ajo i jep kohë shtesë regjimit për vazhdimin e krimeve.

"Deklarata të tilla, të aprovuara derisa vrasjet vazhdojnë, i japin rast Assad’it që të vazhdojë me politikën e tij destruktive për shuarjen e revolucionit të popullit sirian”, theksoi të enjten anëtari i këshillit ekzekutiv të opozitës, Samir Nashar.

Nashar vlerësoi se “Assad duhet të largohet, për t’i hapur kështu rrugë zgjidhjeve politike dhe që Sirisë t’i mundësohet shmangia e katastrofës nga lufta qytetare që tashmë po shihet në horizont”.

Këshilli i Sigurimit i OKB, ka miratuar të mërkurën një deklaratë, përmes së cilës “përkrahet plotësisht” roli ndërmjetësues i Kofi Annan për përfundimin e dhunës njëvjeçare në Siri, dhe kërkohet që Damasku të implementojë planin propozuar gjashtëpikësh. Përmes deklaratës kërkohet që presidenti Bashar Al-Assad dhe opozita siriane “të implementojnë menjëherë dhe në tërësi” planin gjashtëpikësh, të propozuar nga Annan gjatë bisedimeve që pati në Damask.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›