Di Matteo, optimist për top katërshe

Menaxheri Roberto di Matteo mbetet optimist se Chelsea mund të përfundojë në katër pozitat e para dhe sigurojë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve, pavarësisht humbjes nga Manchester City.
Di Matteo pësoi disfatën e tij të parë si menaxher i përkohshëm i Chelseas duke u mundur 2-1 nga City të mërkurën.
“A jemi optimistë për Ligën e Kampionëve? Absolutisht. Ne ende besojmë se mund ta arrijmë. Do të mundohemi të përfundojmë së paku të katërtit”, deklaroi Di Matteo për BBC Sport.