Milo-Gjinushi: S'ka zgjidhje tjeter, vendi drejt zgjedhjeve te parakohshme
Aleatet e Partise Socialiste e shohin te veshtire zgjidhjen e krizes politike nga tryeza e presidentit Bamir Topi, kur te dyja palet mbajne ende qendrime ekstremist te kunderta. Socialistet kembengulin per hapje te kutive, e vetmja kerkese qe nuk pranohet nga mazhoranca. Skender Gjinushi dhe Paskal Milo pohojne se negociatat do te jene te gjata, e per pasoje ne fund nuk do te kete zgjedhje politike qe do te imponojne palet drejt zgjedhjeve te parakohshme. Milo zbardh dhe nje nga variantet sipas te cilit, nderkombetaret do te ofrojne per qeverine Berisha liberalizimin e vizave, per ta joshur kryeministrin qe te pranoje zgjedhjet e parakohshme. Sipas tij dhe Berisha eshte teper i interesuar per te pasur nje axhende te tille politike, pasi duke shfrytezuar dhe pervojen e gjate politike do te mundohet te perfitoje maksimalisht ne favor te partise se tij nga nje liberalizim i mundshem i vizave ne korrik te ketij viti. Ky me sa duket per kreun e PDS do te jete dhe varianti me i mundshem per te mbyllur perfundimisht krizen politike. Ndersa per kreun e PSD Gjinushi, kryeministri Berisha nuk ka variant tjeter, vetem te pranoje kerkesen e opozites per hapjen e kutive. Por, sipas Gjinushit, pikerisht aty fillon kriza e vertete. Pasi aty do dale, sipas tij se Berisha ka futur duart ne kutite e votimit dhe zgjedhjet e parakohshme jane nje fakt i kryer, per t'i sjelle legjitimitetin Kuvendit. Pas kthimit nga Strasburgu, kryetari i Partise Socialiste do te kete konsultime dhe me frontin opozitar sot, vetem nje dite perpara tryezes se Presidentit Bamir Topi. Ku Rama ka garantuar se nje nder kushtet e panegociueshme dhe te patjetersueshme per transparencen e plote zgjedhjeve jane kutite e votimit.