Mirakaj: Ka te tjera varreza masive, jane mbajtur te fshehura
Te tjera varreza masive pretendohen nga ish te perndjekurit politike, se ka ne te gjithe territorin e vendit. Pervec varrezes se zbuluar pak dite me pare ne Dajt, kryetari i Institutit te te Perndjekurve Politike, Simon Mirakaj u shpreh se te tjera zona ka, ndonese eshte e veshtire t'i percaktosh pasi ato jane mbajtur te fshehta dhe nuk mund te gjenden as ne arkiva dhe dokumente. "Vendet ku beheshin ekzekutimet, zgjidheshin gjithnje me shume kujdes, larg qendrave te banuara, ndersa pushkatimet beheshin naten", u shpreh Mirakaj. Sipas tij, ne ate sistem me pare behej sigurimi i zones ne menyre qe te burgosurit te mos kishin mundesi te largoheshin dhe preferoheshin zonat e izoluara dhe ato periferike, prane pyjeve ose lumenjve, larg syrit te njerezve. "Ne nje pjese te mire te rasteve pas ekzekutimit, trupat transportoheshin ne vende te tjera per t'u varrosur. Nuk jane vetem ata qe jane ekzekutuar edhe te burgosurit qe kane vdekur, nuk dihet ku i kane kockat", vijoi Mirakaj. Ai permendi kampin e Tepelenes, ku sipas tij, trupat jane varrosur tre here dhe heren e fundit jane vene prane lumit Bence ne menyre qe te zhdukeshin gjurmet.