Shalsi: "Berisha te mos preke SHISH, per ta kthyer ne nje survejues te opozites"
Partia Socialiste, i cilesoi dje ndryshimet e qeverise per ligjin e Sherbimit Informativ Shteteror, si nje tentative per te vene nen kontroll edhe kete institucion. Duke shtuar se mos prekja e SHISH-it, do te jete nje tjeter kusht i opozites per te hyre ne Parlament. Deputeti i Partise Socialiste, Eduard Shalsi, akuzoi dje se ndryshimet ne SHISH, nuk jane gje tjeter, vecse perpjekja e radhes e kryeministrit Sali Berisha, per te shtene ne dore kete sherbim, per interesa te pastra personale dhe politike. "Kjo eshte perpjekja e dyte, qysh se Berisha erdhi ne pushtet, pas tentatives se pare te deshtuar per ta pasur sherbimin informativ nen kontrollin e Ministrise se Brendshme. Gjate kohes kur Sali Berisha ishte President i vendit, kemi qene deshmitare te degradimit qe pesoi ky institucion dhe te deformimit te plote te rolit te tij",-tha Shalsi. Sipas tij, te gjithe e kujtojne SHIK-un famekeq qe perdorej tinezisht per te ndjekur dhe vezhguar opoziten. "Amendamentet e reja te propozuara ne ligj nuk kane asnje gje te perbashket me permiresimin dhe fuqizimin e rolit te sherbimit informativ, por perkundrazi e corientojne dhe hallakasin plotesisht ate, duke e larguar nga objektivat kushtetuese dhe duke e afruar me objektivat personale te Sali Berishes", vijoi socialisti.