PD: "Dosjet", urgjent ligji i ri
Rozeta Rapushi
Deputetet demokrate kerkojne miratimin sa me te shpejte te ligjit per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit. Ndonese ligji i miratuar vite me pare, u rrezua si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese, mazhoranca po kerkon cdo dite e me shume miratimin e nje ligji te tille. Deputeti demokrat Aldo Bumci, u shpreh dje nga foltorja e Kuvendit, se miratimi i nje ligji te tille, eshte detyrim madhor ne respekt te ish te perndjekurve politike. Zerat per domosdoshmerine e funksionimit te nje ligji, u shtuan me zbulimin e eshtrave te 19 personave ne periferi te kryeqytetit, te cilet dyshohen se jane viktima te sistemit komunist. "Krimi komunist nuk duhet te mbetet ne harrese. Une e pershendes vendimin e qeverise, per ngritjen e Institutit te kujtimit te krimeve te komunizmit. Nderkohe qe akuzoj Partine Socialiste, e cila pas ardhjes ne pushtet pas vitit 1997, e degradoi ligjin per pafajesine e figurave", u shpreh Bumci. Sipas tij, "regjimi komunist, eshte ende prezent edhe ditet e sotme ne institucionet me te larta te drejtesise dhe pjesemarresit ne denimet e sistemit komunist, jane ende ne prokurori, gjykata duke vijuar te japin serish gjykime". "Zbulimi i eshtrave ne Dajt, duhet te na nxise per vuajtjet e ish te perndjekurve politike dhe shperblimet per ta, nuk duhet te shihen si lemoshe, por si nje menyre per te zbutur veshtiresite qe ata kane, per t'u perballur me jeten", vijoi Bumci. Me i ashper, deputeti i PD-se, Edmond Spaho, u shpreh se zbulimi i eshtrave ne Dajt ndoshta eshte brejtja e ndergjegjes se ndonje krimineli, ish zyrtar i kohes, qe po tregon se ku ka disa varre. "Gjysma se keqes, se ka edhe nga ata qe duan te vrasin akoma. Foli edhe Partia Socialiste per kete ceshtje, si per te treguar se nuk ka lidhje me keto gjera. Madje shprehu keqardhje se per ish te perndjekurit politike, nuk eshte bere sa duhet, pavaresisht se eterit e tyre jane ata qe kane vrare", akuzoi Spaho. Nga rrezimi ne Gjykaten Kushtetuese i ligjit te dosjeve, e deri tek zbulimi i nje varri masiv ne periferi te kryeqytetit, deputetet e selise blu, po kerkojne miratimin e nje ligji te ri per dosjet, ose vendimin per zhvillimin e nje referendumi popullor per kete ceshtje. Nga demokratet nderkohe eshte propozuar edhe caktimi i nje date per perkujtimin e viktimave te regjimit komunist, si 29 nentori. Paralelisht me keto zhvillime, kryeministri Sali Berisha, kerkoi ngritjen e nje Task-Force, qe te merret me evidentimit dhe kerkimin e varreve te tilla masive ne vend. Ish te perndjekurit politike, deri me sot kane mbeshtetur, jo vetem miratimin dhe zbatimin e nje ligji per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit, por edhe per caktimin e 29 nentorit si diten e perkujtimit te krimeve te regjimit komunist.
Apeli
Deputetet e Partise Demokratike kerkojne miratimin sa me te shpejte te ligjit per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Ndonese ligji u rrezua si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese.