Gati Partia e Grekeve te Shqiperise, koalicioni Dule-Rama solli themelimin
Nje pjese e anetareve te Keshillit te Pergjithshem te OMONIA-s, jane gati per te shpallur zyrtarisht, Partine e re te Grekeve te Shqiperise. Ne nje takim te zhvilluar para pak ditesh ne Sarande, anetaret i dhane doren e fundit programit dhe partise se re qe pritet te shtohet ne listen e gjate te forcave politike ne vend. Nismetare te Partise se Grekeve, jane shumica e anetareve te Keshillit te Pergjithshem te OMONIA-s te cilet kishin kerkuar me ngulm thirrjen e Keshillit te Pergjithshem te Organizates me qellim reformimin e plote te saj me atribute te nje partie politike, pasi bashkepunimi me PBDNJ-ne e Vangjel Dule nuk ka me te ardhme, per derisa sipas tyre, ai u shnderrua ne artific te PS-se, se Edi Rames. Levizjes per krijimin e Partise se Grekeve, pervec shumices se anetareve te Keshillit te Keshillit te Pergjithshem te OMONIA-s, i jane bashkuar edhe ish kryetaret e organizates Zarballa, Qirjazati dhe Llabovitiadhi, ish deputete dhe deputete si Thoma Mico, Ziso Lluci, Kristo Goci, apo Ligoraq Karamelo, si dhe ish kryetare te komunave si Petro Bereti, Vangjel Anagnosti, Panteli Toli, Andrea Zoto, Ziso Lluci, Koco Kosta, Dhimiter Mejdi, Fredo Berberi, Fredi Xhomo. Kjo levizje, ka pasur jehone pozitive edhe ne radhet e shoqatave te emigranteve ne Greqi dhe vleresohet edhe nga diplomatet greke, si nje hap i matur, unifikues dhe jo ndares. Burimet theksojne, se organizimi dhe veprimi statusor i saj parashikohet te ndjeke modelin gjitheperfshires te prezantuar vitet e fundit, si risi, nga PASOK dhe Demokracia e Re ne Greqi, i cili parashikon votimin e drejtperdrejt, jo vetem te anetaresise, por edhe te miqve dhe te dashamiresve te partise.