Kriza - “Shqipëria është pjesë dhe zinxhir i ekonomisë globale
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Intervista, Selemi Xhepa
Këshilltari për çështjet ekonomike i kryeministrit Sali Berisha, Selami Xhepa, ka shpjeguar në një intervistë ekskluzive për gazetën “Ballkan” arsyet e vërteta se përse ndodhi kriza globale financiare, kush e provokoi atë, ndikimet ose jo të disa klaneve të mëdha ekonomiko-financiare në krizë. Xhepa ka pranuar se kriza ka ardhur kryesisht si pasojë e globalizimit dhe tregjeve të përbashkëta ndërkufitare. Gjithashtu, këshilltari i kryeministrit Berisha ka radhitur edhe sektorët ekonomiko-financiarë që u ndikuan në Shqipëri nga kriza që nga fundi i 2008-ës dhe deri në muajt e parë të 2009-ës, duke radhitur një sërë faktorësh dhe elementësh që ndikuan në përfshirjen në krizë.
Çfarë është kriza ekonomiko-financiare globale që ka përfshirë gjithë botën?
Krizat kanë qenë prezente dhe do të vazhdojnë të mbeten të tilla në të gjithë historinë e ekonomisë sa kohë që ky mbetet sistemi më i preferuar në nivel botëror dhe global. Dhe kjo krizë praktikisht ishte një zhvleftësim i atyre aseteve, vlerave ekonomike që ishin krijuar nga shoqëria. Të paktën sipas vlerësimeve mendohet që 40-45% e vlerës së aseteve tashmë është zhvleftësuar. Ajo çfarë ndodhi konkretisht ishte një tejfryrje e tregut të kredive në SHBA, i ngritur nga një sektor i veçantë, siç ishte sektori i ndërtimit dhe që kjo krijoi në momentin që çmimet u bën të paqëndrueshme në nivelin ku kishin arritur ra tregu i ndërtimit dhe bashkë me të kjo përkeqësoi portofolin e kredive të sistemit bankar që ishte i lidhur me sektorin e ndërtimit dhe për rrjedhojë më pas falimentimi i një banke filloi të shtrihej me efekte zinxhir për shkak të rëndimit të portofoleve dhe shkallës së ekspozimit që kishin ndaj vendeve të tjera. Kjo zgjidhje dhe ekspozim i çdo vendi në raport me sistemin bankar amerikan pati një efekt zinxhir duke e shkaktuar një krizë. Në bazë të kësaj mund të renditen edhe faktorë të tjerë, duke filluar nga faktori psikologjik dhe faktorët e vërtetë që lidhen me korrupsionin financiar dhe rëndimin e portofoleve financiare të sistemit bankar. Pra kemi një përhapje ndërkontinentale të krizës nga Amerika kryesisht në tregjet evropiane dhe bashkë me të edhe tregjet aziatike, por në një ndikim më modest.
A është faktor globalizimi në krizë?
Pa diskutim. Kjo është shprehje e globalizimit në veprim. Ajo çka ndodhi në krizën aktuale është shprehje e globalizimit në veprim. Ne jetojmë sot në një botë tepër të ndërlidhur ku një ngjarje apo një krizë në një vend transmetohet për shkak të rritjes të shkëmbimeve tregtare ndërkufitare, dhe transmeton efekte zinxhir në të gjitha pjesët e tjera të globit. Kjo krizë bankare më pas filloi të transmetohej realisht në sektorin real të ekonomisë, bashkë me rënien e sektorit të ndërtimit, për shkak të ashpërsimit të kushteve në sistemin bankar dhe kjo krizë filloi të transmetohet edhe në sektorë të tjerë prodhues, ku në veçanti është kriza në prodhimin e automobilave. Shtrirja e saj në sektorin real të ekonomisë u shoqërua me efekte negative, në nivel global përsëri, për rënien e tregjeve të metaleve dhe të gjithë artikujve që lidhen me industritë, që ishin tashmë në krizë. Pra kemi një reduktim të ndjeshëm të prodhimit global dhe tregtisë globale. Ndofta për herë të parë kemi një rënie në tregtinë globale që pas 30 vitesh. Kriza filloi të transmetohej jo vetëm nga një vend në një tjetër, por edhe nga njëri sektor në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
A ka instrumente reale antikrizë dhe cilat mund të jenë?
Ajo çfarë u realizua si instrument antikrizë ishte një reagim së pari në këndvështrimin e ndalimit të perceptimit të situatës, në shpëtimin e sistemit bankar dhe kjo me planin antikrizë si në SHBA dhe në Evropë. Masat janë konsideruar kryesisht në blerjen nga shteti të atyre që quhen asete të intoksikuara, pra të portofolit të keq të bankave, në mënyrë që të rikapitalizohen sistemet bankare dhe të gjallërojë aktivitetin e tij ekonomik, për ta futur ekonominë botërore në ciklin e vet të rritjes. Dhe së dyti, më me rëndësi si masa parandaluese, që kriza të tilla të mos ndodhin në të ardhmen me të njëjtën ashpërsi duke ngritur rregulla të mbikëqyrjes që janë reformat strukturore të ndërmarra dhe propozuara, praktikisht janë në nivelin e diskutimit, të cilat u bën publike edhe në deklaratën e Londrës të G20-ës. Samiti bëri thirrje për krijimin e Bordit të Stabilitetit Financiar, i cili do të propozojë reforma strukturore që do të fuqizojnë rregullat e mbikëqyrjes dhe sistemit bankar në mënyrë që të rritet shëndeti i tij dhe të parandalohen veprimet spekulative në tregjet financiare të bëhen përsëri premisa për të shkaktuar kriza të kësaj natyre.
Të ndalemi tek Samiti i G20 në Londër. Si i gjykoni dy qëndrimet mbi çështjen e reformave dhe instrumenteve antikrizë, atë të Evropës dhe SHBA-ve?
Në këtë Samit gjëja më e rëndësishme ishte adoptimi i një deklarate të përbashkët e cila nënkupton një qëndrim dhe veprim të përbashkët në nivel global, pasi një ndër gjërat më të rëndësishme që duhet kuptuar është që kriza është globale dhe veprimet individuale të vendeve të veçanta do të jenë të pamundura që t i rezistojnë kësaj situate. Arritja në një pozicion të përbashkët është një element që duhet përshëndetur. Natyrisht, për të arritur deri në këtë platformë të përbashkët, në Deklaratën e Samitit të Londrës, ka pasur qëndrime kontradiktore dhe shpesh herë edhe veprime të iniciuara, por të pafinalizuara, të cilat kanë ngjallur kundërshti në qarqe të ndryshme financiare. Kjo u pasqyrua në paketën e parë Obama , që pati lidhje me mallrat “Made in Amerika” që nënkuptonte pak a shumë programet kombëtare për të shpëtuar ekonominë amerikane ngjalli ndjenja proteksioniste, të cilat gjetën një jehonë shumë negative në Evropë dhe detyruan administratën amerikane ta rishikonte këtë propozim. Të njëjtën deklaratë dhe po të njëjtin qëndrim kemi edhe me tregjet evropiane njëkohësisht. Veprimi që bëri Irlanda, p.sh, duke i garantuar të gjitha depozitat e qytetarëve të vet dhe depozitat e veta në Londër, shkaktonte një asimetri dhe një efekt shumë negativ në vendet e tjera të BE-së, për shkak se mund të destabilizonte tregjet në Angli apo në vendet e tjera të Komunitetit Evropian për shkak të liberalizimit. Kishte rrezik që lehtësisht depozitat të zhvendoseshin në Irlandë, pasi kishin garanci të plota. Qëndrime të tilla të nxitura, ndoshta, nga emocione të momentit, kanë hasur kundërshti brenda tregjeve evropiane. Ka një shprehje për këtë: “nga krizat ne mësojmë shumë në afat të shkurtër, pak në afat të mesëm dhe mësojmë aspak në afat të gjatë”. Shpresojmë që ashpërsia e kësaj krize të marrë vëmendjen e duhur dhe eficenca e Bordit Financiar të krijuar nga Samiti i Londrës ta çojë seriozisht dhe deri në fund këtë sipërmarrje që ka marrë. Ajo çka spikat tjetër në deklaratën e Londrës është edhe vendosja e rregullave dhe adoptimi më strikt i tyre edhe në sektorë të tjerë të lidhur me to, veçanërisht shoqërive të auditivit, standardeve të auditimit, konflikteve të interesit që shkakton shpesh auditimi me performancën e kompanive dhe me kompanitë e monitorimit të risqeve të agjencive kreditore. Një tjetër element ishte edhe vendimi i përbashkët i G20-ës për të mos adoptuar politika proteksioniste dhe thirrja e angazhimi për të finalizuar rangun e DOHA-s, Organizatës Botërore të Tregtisë.
Një sërë mediash botërore, por sidomos ato me profil ekonomik, kanë hedhur kohët e fundit hije dyshimi se kriza financiare ka qenë e stimuluar. A qëndron një analizë e tillë?
Unë besoj se edhe vetë guvernatori i Bankës FED, në disa deklarata që ka bërë, ka pranuar që në momente të caktuara, ndoshta, politika monetare e adoptuar nga kjo bankë ka qenë më shumë stimuluese, duke kontribuar në krijimin e asaj tullumbaceje. Incidente të tilla kanë ndodhur edhe më përpara në historinë e ekonomisë. E vërteta është se këto fonde të akumuluara kanë investuar dhe ushqyer revolucionin teknologjik në industritë e së ardhmes. Shoqëria njerëzore është akoma në dilemat e zgjidhjeve të këtyre lloj tregjeve, ato të teknologjisë së imët, të cilat shoqërojnë egon njerëzore dhe është krejt normale. Nuk besoj që është krizë e stisur, është një krizë me episode reale dhe e shtrirë në atë format të njohur tashmë. Ajo nuk u shtri për një ditë në gjithë botën dhe mund të bëhej fjalë për ndonjë konspiracion, por në një periudhë njëvjeçare, duke prekur me ashpërsi të ndryshme vendet e ndryshme në botë.
A është përfshirë Shqipëria në krizë? Përse insistojnë analistët ekonomiko-financiarë në vend si dhe opozita se tashmë kriza ka përfshirë vendin? Dhe nëse po, ku ka ndikuar në cilët sektorë të ekonomisë kriza financiare, çfarë masash duhen marrë?
Unë dua të shpreh së pari se Shqipëria është pjesë e këtij zinxhiri dhe ekonomive të ndërlidhura, pra vendi ynë nuk qëndron një ekonomi e izoluar nga pjesa tjetër e botës. Në jemi pjesë e kësaj ekonomie globale dhe në një masë të caktuar mbi ne, natyrisht që influencojmë zhvillimet e ekonomisë globale dhe influencohemi prej tyre. Ajo çfarë ka ndodhur deri tashmë është që shkalla e ndikimit të kësaj krize ka qenë në nivele modeste dhe kryesisht në sektorin minerar. Pra, kriza bankare nuk preku të gjitha vendet, ajo preku banka të caktuara në Amerikë, Evropë apo Azi, të cilat kishin ekspozime ndaj njëra-tjetrës, pra kishin dhënë apo marrë kredi. Ky ishte zinxhiri i transmetimit të kësaj krize. Fakti është se shkalla e ekspozimit të sistemit tonë bankar ishte tepër modeste në raport me bankat e huaja. Së dyti, për shkak të faktorit psikologjik që u krijua, një klimë frike dhe paniku global në tregjet financiare dhe sistemin bankar, Shqipëria pati një lloj ndikimi negativ për shkak të veprimit të faktorit psikologjik dhe jo për ndonjë shkak të arsyeshëm. Ajo çfarë ndodhi është një tërheqje e depozitave, por fatmirësisht kjo për shkak edhe të veprimit global që u ndërmor për të rivendosur konfidencën e sistemit bankar bëri që dhe konfidenca e publikut në Shqipëri të rivendoset sërish. Fakt është, këtë e tregojnë edhe statistikat, që në muajt e parë të këtij viti depozitat në sistemin bankar janë rritur. Jo vetëm është rivendosur baza e depozituesve që ekzistonte më përpara, por ato janë shtuar edhe më. Ndikimi i krizës ishte i përkohshëm dhe që tashmë mund të quhet një element i kapërcyer. Së dyti, ishte ndikimi i krizës në sektorët realë të ekonomisë botërore. Kriza bëri që çmimet e shumë mallrave të binin, jo vetëm çmimet e naftës dhe të lëndëve energjetike, por edhe çmimet e mallrave të tjera. Dhe Shqipëria duke qenë pjesë e këtyre tregjeve në të cilat ne shesim, natyrisht që rënia e çmimeve pati efekte negative. Pati efekte negative në disa produkte, siç thashë në minerale, kryesisht në krom, bakër dhe në metale, në të cilat vendi ynë është një eksportues i rëndësishëm dhe që ka një peshë të madhe në prodhimin e brendshëm dhe në eksporte. Nga ana tjetër, kjo mund të kundërbalancohet nga efektet pozitive që pati rënia e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera të energjisë, në të cilat vendi ynë është importues shumë i rëndësishëm. Kështu që deri në fund të fitit të kaluar efekti ishte modest. Në fillim të këtij viti kriza ka filluar që të finalizohet të jetë e qëndrueshme me efekte të shfaqura kryesisht në eksporte të kategorisë së mallrave që sipërpërmendëm. Kemi një qëndrim në vend të rritjes së eksporteve në industrinë e fasoneve, këpucët, tekstilet dhe veshjet etj. Por situata ka nevojë për një monitorim dhe mbikëqyrje të përditshme dhe të vazhdueshme. Monitorimi më kryesor duhet të bëhet në treguesit e buxhetit, të cilët janë edhe më fondamentalë dhe më bazikë, të cilët prekin më drejtpërdrejt ekonominë dhe ekuilibrat e krijuar në ekonomi. Në tre muajt e parë të këtij viti plani i të ardhurave është i realizuar në një masë të kënaqshme dhe për më tepër, nëse i krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kanë qenë në rritje. Akoma nuk mund të thuhet se ka vënë në diskutim ndonjë rishikim të buxhetit për të përshtatur këto zhvillime makroekonomike në raport me kushtet e reja të krijuara.
Çfarë është bërë konkretisht nga qeveria në kuadër të masave antikrizë?
Reagimet e qeverisë shqiptare, në raport me krizën globale, besoj se kanë qenë në të njëjtën linjë. Së pari, si masa politike të veprimit të stimulimit të kërkesës. Siç dihet, ne kemi tashmë një buxhet mjaft të fuqishëm dhe një mjet stimulues për të rritur kërkesën; së dyti, kemi reformat që janë ndërmarrë për rritjen e pagave dhe pensioneve që njëkohësisht do të shtojnë fuqinë blerëse të njerëzve dhe kjo do të thotë se do të rrisin kërkesën. Nga ana tjetër, janë masat e stimulimit të ofertës, të cilat konsistojnë kryesisht në masat strukturore për të nxitur sektorin privat të rrisë prodhimin, ku hyjnë masat e karakterit fiskal të reduktimit të taksave. Masa më konkrete për sektorë të caktuar, siç ishte mbështetja me kredi për blerjen e 6000 apartamenteve për të stimuluar sektorin e ndërtimit që ka qenë dhe mbetet një sektor motor i rritjes ekonomike të vendit. Dhe së fundmi, janë masat që ne kemi ndërmarrë për t iu përgjigjur masave të karakterit strukturor dhe afatgjatë që do të rrisin shkallën e konfidencës së publikut në raport me sistemin bankar dhe këtu hyn rritja e kufirit të mbrojtjes së depozitave duke e trefishuar atë, me 25.000 euro, është një masë shumë e rëndësishme që do të ndikojë në rritjen e besimit të publikut ndaj sistemit bankar pavarësisht se kjo ka kostot e veta për shkak se është një skemë që financohet me kontributin e vetë sistemit bankar. Nga ana tjetër, Shqipëria do të jetë dhe duhet të ndjekë me vëmendje kryesisht bankën qendrore si autoritet që merret me mbikëqyrjen e sistemit bankar dhe që është thelbi i sistemit financiar në vend, akoma s ka filluar. Do të ndjekë me vëmendje procesin e diskutimeve që po ndodh sot në kuadrin e Bordit të Stabilitetit Financiar të cilët do të adresojnë rregulla më të forta, për sa u përket masave të sigurisë të sistemit bankar për mbikëqyrjen e kujdesshme dhe efektive të vetë sistemit. Natyrisht që Banka Shqiptare ka qenë konsistente me të gjithë ata aktorë në kuadër të Bazelit, por njëkohësisht jam i bindur se do të adoptojë këto rregulla të kujdesit që do të merren edhe në kuadër të direktivave të BE-së apo në atë të Bordit të Stabilitetit Financiar të G20-ës.
Nëse mazhoranca aktuale do të arrijë të marrë edhe një mandat të dytë, a do të vazhdojë me të njëjtën platformë ekonomike, atë të rritjes së pagave, asistencës ekonomike dhe mbrojtjen e ekonomisë nga kriza e mëtejshme?
Unë besoj që në mandatin katërvjeçar të qeverisur nga kjo mazhorancë janë zhvilluar reforma me impakte të rëndësishme për të nxitur prodhimin vendas, në mbështetje të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, në mbështetje të eksporteve, të bujqësisë dhe agropërpunimin. Masa dhe politika konkrete të dukshme dhe të prekshme. Ne nisëm që në momentet e para jo thjesht politikën e reduktimit të taksave, modernizimit të administratës tatimore, shtrirjen e internetit në ofrimin e shërbimeve publike dhe të administratës në raport me qytetarin dhe biznesin, të cilat janë elemente të modernizimit të ekonomisë, por edhe të reduktimit të korrupsionit. Masa të rëndësishme janë edhe reformimi i klimës me biznesin, krijimi i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, në qershor fillon nga puna edhe Qendra Kombëtare për Licencat. Kemi krijuar për herë të parë në Shqipëri një skemë për fondin e konkurrueshmërisë, është fond me grante që u jepen bizneseve për një sërë aktivitetesh që lidhen me promovimin e eksporteve. Masa që mbështesin firmat dhe kompanitë shqiptare për të adoptuar standardet e produkteve në tregun në të cilin ato dëshirojnë që të hyjnë në tregun evropian. Kemi aprovuar një fond kredie për të mbuluar nevojat për kolateral firmave që punojnë në sektorin e eksporteve, instrument i disponueshëm nga i gjithë sektori privat dhe praktikisht të gjitha firmat e interesuara kanë aplikuar dhe kanë përfituar. Kemi mbështetur me fonde të drejtpërdrejta me grante fermerët në një sërë investimesh në sektorë të ndryshëm, listë e cila po zgjerohet. Ky fond i krijuar në fillim në formën e një mbështetjeje nga ministria përkatëse, po transformohet tashmë në një Agjenci Pagesash për ta përshtatur si strukturë me strukturat homologe të BE-së duke e aftësuar atë që të përfitojë edhe fonde komunitare për të mbështetur sektorin e bujqësisë dhe agroindustrisë. Kemi ndërmarrë edhe një fond garancie për firmat që investojnë njëkohësisht në agroindustri dhe që mbulon riskun e kredisë gjithashtu një skemë e disponueshme nga të gjithë. Ka filluar tashmë edhe skema prej 25 milionë euro e mbështetur nga qeveria italiane, e cila do të nxisë dhe financojë aktivitetin e kompanive SME, si fillim përfitojnë të gjithë firmat që kanë 100 punonjës të deklaruar në stafin e tyre. Mendoj që panorama e instrumenteve financiare të disponueshme është tashmë në ekonomi, u krijuan gjatë këtij mandati dhe nuk do të ndodhë gjë tjetër veçse këto skema do të fuqizohen duke rritur mbështetjen financiare për secilën prej tyre. Ato do të përsosen për shkak se janë instrumente të reja, pioniere të cilat kanë nevojë për mbikëqyrje për t u fuqizuar dhe për t u shtuar në vëllim të aktivitetit të tyre. Besoj që në mandatin e dytë ne kemi mundësinë, atë platformë të fuqishme që kemi hedhur dhe ndërtuar në mandatin e parë, jo vetëm ta fuqizojmë, por edhe ta përsosim më tej, por kjo nuk do të thotë që nuk ka instrumente të reja më të përparuara, të cilat do të bëhen pjesë e platformës sonë politike në kërkimin e votës për mandatin e dytë.
Ky lajm është publikuar: 15/04/2009