Përnaska: “Kushdo ka të drejtën të shprehë tifozllik ose preferencë”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Kreu i PD-së për Tiranën
Tifozllëku në një garë është i kuptueshëm por kjo nuk ndikon tek fituesi. Ky është komenti i kandidates për kreun e PD-së së Tiranës, Lajla Përnaska, e cila thotë se gara e saj për këtë post vijon. Ndërsa pak ditë më parë kandidati tjetër për kreun e PD-së së Tiranës e cilësoi thyerje të rregullit të garës shprehjen e simpatisë nga kryeministri Berisha për kandidaturën e Aldo Bumçit, deputetja Përnaska thotë se gara po zhvillohet normalisht. "Gara ka rregullat e saj të qarta në të cilat zhvillohet si proces në të gjitha hallkat përkatëse, por në fund të fundit të mos harrojmë se gara është dhe tifozllëk, dhe gjithsesi bëhet një lloj tifozllëku për secilin nga kandidatët që janë përfshirë në garë. Kushdo ka të drejtën që të shprehë dhe këtë lloj tifozllëku ose preference po themi, për një kandidat ose një tjetër. Por dhe në këtë stad ku jemi, procesi vazhdon dhe po respektohen të gjitha hallkat e realizimit të këtij procesi. Përderisa nuk është finalizuar procesi, gara natyrshëm vazhdon, aq më tepër tashmë që edhe brenda rrethit të Tiranës po shkon drejt finalizimit", - thotë Lajla Përnaska, deputete e PD-së. Zonja Përnaska shton më tej se me procedurat e ndjekura deri tani, gara për kreun e PD-së së Tiranës do të mbyllet në fund të muajit prill.
Mustafaj
“Berisha shkeli statutin e PD-së”
Kandidati për kryetar të degës së PD në Tiranë, Besnik Mustafaj, akuzoi kryeministrin Sali Berisha, njëherësh drejtues i PD-së, për shkelje të statutit, teksa shprehu preferencën për tjetër kandidat, atë të Aldo Bumçit, në këtë garë të brendshme. “Kryeministri Berisha shkeli parimin e paanësisë që duhet të ruajë deri në fund përballë të gjithë kandidatëve. Ai është kryetar i partisë dhe e ka për detyrë të mbajë një qëndrim të paanshëm. Unë i kam bërë disa herë thirrje gjatë kësaj periudhe për një qëndrim të tillë. Ky qëndrim do të ishte edhe në të mirë të rritjes së autoritetit të tij para gjithë shoqërisë shqiptare e posaçërisht para demokratëve. Jam në Partinë Demokratike qysh në sekondën e parë të ekzistencës së saj, njëherësh me Sali Berishën dhe nuk kam ardhur aty as në vitin 96 e as në vitin 2006. Pra, i njoh mirë të drejtat e mia dhe përpiqem të mos i tejkaloj ato”, - ka deklaruar Mustafaj në një prononcim për mediat.
Ky lajm është publikuar: 15/04/2009