E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitt Romney zemëron kalifornianët, i krahason me ekonominë e Greqisë

SHBA- Kandidati republikan për president në Shtetet e Bashkura, Mitt Romney krahasoi ekonominë kaliforniane me atë të Greqisë si dhe paralajmëroi votuesit të mërkurën se Barack Obama është duke e udhëhequr vendin në një rrugë të ngjashme me vendin ballkanit duke rritur borxhit sovran.

“Sipërmarrësit dhe njerëzit e biznesit në të gjithë botën dhe këtu në Amerikë mendojnë se në disa pika SHBA-të po bëhen si Greqia apo si Spanja apo si Italia, ose si Kalifornia’,- tha me të qeshura përpara audiencës së tij në Iowa.

Por analistët thonë se me këto deklarata, duke përmenduar Kaliforninë, Romney mund të ketë fare pak për të humbur, pasi në Kaliforni sondazhet tregojnë Obama-n me një fitore të rehatshme, ku demokratët kontrollonë postin e guvernatorit dhe Statehouse-n.

Një zëdhënës i guvernatorit të Kalifornisë Jerry Brown Go, Gil Duran, një demokrat e cilësoi vlerësimin e Romney-t si një mungesë informacioni pasi sipas tij kandidatit republikan  i duhen këshilltarë më të mirë që ai të dijë mirë çfarë po flet.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›