Kriza, BE:Të gjendet zgjidhje e qëndrueshme

Ministrat e jashtëm të BE-së pas përfundimit të mbledhjes në Luksemburg kanë dalë me një deklaratë të përbashkët duke shprehur shqetësim për situatën politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të 28 qershorit.
Ministrat kanë mirëpritur hyrjen e opozitës në parlament pas nismës së dy krerëve të grupeve parlamentare të PE-së Daul dhe Schulz duke shtuar se ka ardhur koha të gjendet një zgjidhje për krizën, zgjidhje që duhet të jetë e qëndrueshme.
"BE-ja vëren me shqetësim se pavarësisht nismës së dy europarlamentarëve, opozita dhe qeveria nuk kanë tejkaluar kundërshtitë. BE thekson se është përgjegjësia e qeverisë dhe opozitës të punojnë së bashku për të tejkaluar situatën" thuhet më tej në deklaratën e ministrave të BE-së.
Po ashtu në deklaratë thuhet se BE kërkon që mazhoranca dhe opozita duhet të gjejnë rrugën e transparencës në përputje me ligjin dhe Kushtetutën, në mënyrë që të ecin në rrugëne integrimit drejt BE-së.
Gjithashtu BE-ja inkurajon Shqipërinë që të përmbushë reformat e kërkuara që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit duke patur parasysh prioritetet e BE-së dhe po ashtu thekson mbështetjen për prespektivën europiane të vendit.