Tragjedi në Indianapolis, 4 viktima në koncert

Katër persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur në Indianapolis (SHBA), kur janë shembur shkallët e strukturës në një skenë që priste fillimin e koncertit të grupit Sugarland, për shkak të një stuhie.
Eventi do të mbahej në Indiana State Fair. Në çastin e shembjes, personat e pranishëm po evakuoheshin nga skena kur një pjesë e saj u shemb dhe ra mbi ta.
Mendohet se në koncert kanë qenë të pranishëm rreth 12 mijë persona.