E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radikali Marko Panela vë shaminë e grevistëve

Autori i Lajmit: Redaksia

Politikani italian Marko Panela, ka vizituar dje kampin e grevistëve të Partisë Socialiste dhe mbështetësve të saj, duke u pozicionuar hapur në mbështetje të grevës. Panela ka theksuar se kauza për të cilën lufton sot Partia Socialiste është një çështje që kërkon transparecë.
Ai ka vizituar nga afër grevistët dhe ka mbajtur me vete shaminë simbol të grevës dhe lule. Nga an tjetër ai ka shprehur qëndrimin dhe për grevën duke vlerësuar sakrificën që po bëjnë të ngujuarit në grevë urie.
Panela është i njohur në Itali si Kryetar i Partisë radiale, ndërkohë që vet ai ka deklaruar se është i majtë, demokrat dhe liberal, duke theksuar se është gjithmonë për drejtësinë. Panela është dhe anëtar i Parlamentit Europian. annella viziton grevistët e urisë: Edhe në Itali veprohet njësoj për votën
Fjalët e Marco Pannellas
"Doja tju kujtoja të gjithëve se 2 shekuj më parë, ndodhi një gjë e çuditshme në botë. Ndodh që në mes të Revolucionit Industrial, Dikens tregon: Se për të luftuar anglezët shpikën kryqëzimin e krahëve, madje dhe i tallnin për këtë. Kështu quhej greva dhe ajo filloj jo me dhunë, duke kryqëzuar duart. Dhe ne të gjithë këtu kemi këtë trëndafil, që është ajo çka i ofrojmë edhe kundërshtarëve tanë. Nuk jemi armiq, dhe luftojmë edhe për ata. Për këtë kam ardhur këtu, ku shokët e mi, admirueshëm po bëjnë në këtë anë të Adriatikut, të Adriatikut tim dhe tuajit, atë që në Itali e në botë bëjmë edhe ne. Atëherë duhet të them edhe për kundërshtarët demokratë, që edhe ata duhet të jenë.
Këtu është shpresa për unitetin civil demokratik. Për një unitet njerëzor dhe demokratik për të gjithë ne, nga njëra anë e Adriatikut, por edhe për ata nga ana tjetër e botës.
Faleminderit Shqipëri, faleminderit Tirana, e faleminderit dhe çështjes sonë të përbashkët, që është liri, demokraci. Kjo është ajo që na bashkon, e shpresojmë që ta kuptojnë edhe ata që se kanë kuptuar ende."

Ky lajm është publikuar: 11/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›