Natë e errët për Mançinin, sherr me Mojes
TIRANE-E mërkura ka qenë një mbrëmje për t'u harruar për trajnerin e Mançester Sitit Roberto Mançini. Në minutat e fundit të ndeshjes me Evertonin, që skuadra e tij e humbi 0-2 në "Eastlands", tekniku italian është tradhtuar nga nervat dhe ka sulmuar kolegun e tij Devid Mojes. Shkak është bërë fakti se trajneri i Evertonit po mbante një top jashtë vijave kufizuese të fushës, gjë që shkaktoi zemërimin e Mançinit. Rrallë herë trajneri i Sitit ishte parë kaq i inatosur. Në tentativë për të marrë topin, dy trajnerët janë kapur edhe me duar, ndërsa sharjet kanë qenë të vazhdueshme. është dashur ndëhyrja e gjyqtarit të katërt Hauard Ueb që dy teknikët të mos goditeshin, ndërkohë që arbitri kryesor Peter Uolton ka qenë i detyruar t'i nxjerrë të dy me kartonë të kuq. Megjithatë, kjo është vetëm pjesa e parë e sanksionit, pasi tashmë ata rrezikojnë edhe ndëshkimet e rënda të Federatës Angleze. Ky institucion ka bërë të ditur dje se në fillim do të presë raportin e arbitrit Ulton përpara se të marrë një vendim, por është e qartë se skualifikimi i dy trajnerëve do të jetë i rëndë. As pija pas ndeshjes, që në Angli trajnerët e kanë zakon, nuk pritet të qetësojë këtë situatë. Mançester Siti nuk po kalon një nga periudhat e tij më të arta dhe humbja e së mërkurës konfirmoi pikërisht një fakt të tillë. Golat e Tim Kehill në pjesën e parë dhe Mikel Artetës në të dytën, i dhanë fitoren Evertonit në fushën e vështirë të Sitit.
Deklaratat
I vetëdijshëm për skualifikimin që e pret, tekniku i Mançester Sitit Roberto Mançini ka kërkuar falje për sjelljen e tij në minutat e fundit të takimit. "Fola me Devid (Mojes), - sqaroi Mançini. - E di që bëra një gabim, i kërkoj falje atij dhe arbitrit të ndeshjes për sjelljen time. Unë doja vetëm të merrja topin, pasi ishin edhe 5 minuta lojë ende. Isha edhe pak i mërzitur nga rezultati, por s'ke ç'i bën, futbolli ndonjëherë është edhe kështu", u shpreh italiani. "Ishte një natë zhgënjyese, por jam ende i sigurt se mund të arrijmë në vend të katërt", shtoi Mançini. Ndërkohë, Devid Mojes është shprehur i habitur me kartonin e kuq të dhënë nga arbitri, ndërsa mbetet e qartë se nervozizmi i tij kundër Sitit lidhet me blerjen e mbrojtësit Joleon Leskot në ditët e fundit të merkatos së verës. "Nuk e di përse e mora atë karton, pasi nuk e meritoja, - tha trajneri i Evertonit. - Unë e mbajta topin vetëm 2-3 sekonda, pasi doja të bëja një zëvendësim. Gjithsesi, janë gjëra që ndodhin. Mançini thjesht tregoi pasionin për skuadrën e tij dhe e pranoj këtë", shtoi ai. Mojes ka thënë gjithnjë se shkak i formës së dobët të Evertonit në fillim të sezonit ishte largimi i papritur i Leskot drejt Sitit.
(d.b/BalkanWeb)