Kriza, FMN: Jo ndihmës për Bullgarinë
SOFJE- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) deklaroi dje se nuk do të zhvillonte bisedime me Bullgarinë për të siguruar mbështetje financiare për ekonominë e saj në zhvillim. "Jemi në dijeni të referencave të fundit në shtypin ndërkombëtar për vendet, përfshirë Bullgarinë, se po zhvillojnë bisedime me FMN-në për mbështetje financiare", - njoftoi fondi nëpërmjet një deklarate. "Nuk po zhvillojmë diskutime lidhur me një mbështetje të tillë financiare me Bullgarinë. Të gjithë anë-tarët e FMN-së kanë të drejtë të kërkojnë mbështetje financiare në çdo kohë", - thuhej në deklaratë.
(d.b/Balkanweb)