E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Franca e Gjermania propozojnë ndryshime ekonomike

Sarkozi theksoi se dy vendet do të propozojnë një organ qeverisës të Eurozonës, përfshirë presidentin me mandat prej dy vjetësh e gjysmë, për të rikthyer besimin e tregut.

Udhëheqësi francez tha se organi i ri do të përbëhet nga kryetarët dhe kryeministrat e të gjitha vendeve të Eurozonës, të cilët do të takohen dy herë në vit.

Ai sugjeroi se lideri i parë duhet të jetë presidenti aktual i BE-së, Herman Van Rompuj.

Sarkozi i bëri këto komente në Paris, në një konferencë të përbashkët për media me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Dy zyrtarët gjithashtu kanë bërë thirrje për disiplinë të rreptë fiskale mes të 17 vendeve të Eurozonës.

Ata thanë se të gjithë anëtarët e zonës euro duhet të miratojnë dispozita kushtetuese në mënyrë që të baraspeshojnë buxhetet e tyre.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-16 19:49
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›