E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi bërthamor i Iranit diskutohet sot në Moskë

Programi bërthamor i Iranit pritet të diskutohet sot në Moskë në takimin e ministrave të jashtëm të të dyja vendeve, Sergei Lavrov dhe Ali Akbar Salehi.

Të martën, presidenti Mahmud Ahmadinexhad tha se Irani mirëpret propozimin rus me qëllim rinisjen e bisedimeve ndërkombëtare për programin bërthamor të Teheranit.

Propozimi thuhet se përfshin zbutjen graduale të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit.

Irani është aktualisht në katër vendet të cilat u janë vënë sanksione nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, mbi refuzimin e saj për të pezulluar pasurimin e uraniumit.

Disa raunde bisedimesh që përfshin Iranin dhe grupin e vendeve si Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, kanë dështuar të rezultojë në një përparim rreth kësaj çështje në vitet e fundit.

Vendet perëndimore thonë se ata janë të shqetësuar se programi bërthamor i Iranit ka për qëllim bërjen e armëve atomike. Një gjë të tillë e ka mohuar Irani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›