Kriza, G7: Të rritet presioni mbi europianët

Ministrat e Financave të G7-ës
Ministrat e Financave të G7-ës do të zhvillojnë bisedime urgjente mbi krizën e borxhit në Eurozonë, pas alarmit global rreth kërcënimit të monedhës së përbashkët monetare.
Shqetësimet më të mëdha të Eurozonës lidhen me Greqinë, Irlandën, Spanjën dhe Portugalinë.
Liderit botërorë shprehin shqetësimin për rrezikun që i kanoset tregjeve financiare, nga kriza bankare spanjoll dhe nga rezultati i zgjedhjeve greke më 17 qershor, të cilat mund ta lenë Athinë jashtë zonës euro.
Kemi arritur në një pikë, ku ne duhet të kemi një mirëkuptim të përbashkët për problemet, me të cilat përballemi,- tha ministri japonez i Financave, Jun Azumi. Më herët ministri kanadez i Financave, Jim Flahertu, i tha ministrave dhe bankierëve qendrorë të SHBA-së, Kanadasë, Japonisë, Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë se do të mbajë një konference të posaçme duke rritur presionin ndaj europianëve për të reaguar. Teska Toronto dhe Uashingtoni bënë po ashtu thirrje për më shumë veprim në Europë.
Tregjet mbeten skeptike, se masat e marra deri më tani nuk janë të mjaftueshme për të siguruar shërimin e Europës dhe për të larguar rrezikun se kriza mund të thellohet,- tha sekretati i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carne. /Reuters/
Përgatiti: E.L