E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet kontrabanda e kafesë nga Maqedonia

Thasë me kafe

Policia e Ohrit ka ndaluar një ngarkesë me kafe, e cila do të kalohej në mënyrë ilegale nga Maqedonia në Shqipëri përmes liqenit të Ohrit.

Operacioni i ndalimit të të kontrabandës së kafesë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, policia  e Ohrit ka zbuluar 15 thasë me kafe, që ishin vendosur në një barkë për tu transportuar drejt territorit shqiptar, raporton INA.

Sipas policisë, kontrabandistët pasi që kanë hetuar patrullën policore, kanë braktisur barkën dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Patrulla policore ka konstatuar se në barkë gjendeshin 15 thasë me kafe. Aksioni i zbulimit ndodhi në pjesën midis autokampit Eleshec dhe fshatit Peshtani në afërsi të bregut të liqenit të Ohrit. / INA /

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›