E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e fëmijës në Kurbin, policia: Shënjestra ishte xhaxhai

Policia e Kurbinit ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e fëmijës 9-vjeçar dhe plagosjen e xhaxhait të tij, sot në fshatin Shpërdhet të Fushë-Mamurrasit.

Sipas policisë, në shënjestër të autorëve të krimit ka qenë xhaxhai i viktimës. 62-vjeçari Muharrem Llanaj kishte pasur një konflikt me dy vëllezër të identifikuar si Altin dhe Ditmir Shkreta, të cilët janë autorët e krimit.

* * *

Kurbin, breshëri makinës, vritet fëmija 9-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar në rrethin e Kurbinit, pikërisht në fshatin Shpërdhet të Fushë Mamurrasit. Nga një shkëmbim zjarri ka mbetur i vrarë në vend një fëmijë 9-vjeçar me inicialet I.L, ndërkohë që është plagosur edhe 62-vjeçari Muharrem Llanaj, xhaxhai i viktimës. 62-vjeçari është transportuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në fshatin Shperdhet. Fëmija mësohet se ishte ulur në sediljen e parë të automjetit tip Volksvagen me targa AA 141 BF dhe dy persona kanë qëlluar në drejtim të shoferit.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për të zbuluar shkaqet dhe autorët e krimit. Mësohet se dy persona të pamaskuar kanë qëlluar në drejtim të automjetit me automati. Autorët janë identifikuar por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur emrat e tyre. /L.Kokaj/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›