Kriza, Lagarde: FMN nevojë për fonde shtesë, rrisqet ende të larta
SHBA- Nevojat e tanishme të FMN mund të mos jenë aq të medha sesa vlerësuam në fillim të këtij viti. Dhe kjo vetëm sajë vendime që u ndermorren nga ana e institucioneve europiane. K
ështu ka thënë shefja e Fondit Monetar Ndërkombetar, Christine Lagarde në një fjalim të mbajtur në Uashington.
Komentët e Lagardë vijnë një ditë para se FMN, ministrat e Financave të G20 dhe bankierët qendorë të mbajnë një takim me qellim rritjen e burimeve të FMN-së për të ndërhyrë në kriza financiare.
Me ekonomitë europiane në krizë për muaj të tërë Fondi ka thënë se ka nevojë për 500 miliardë dollarë rezerva të gatshme, dhe u ka kerkuar shteteve anëtare sesa janë në gjendje të kontribuojnë.
Në Dhjetor, Eurozona ofroi 150 miliardë euro për fondin e financimit. Por Shtetet e Bashkuara, aksioneri më i madh i FMN-së, kanë treguar se nuk do të marrin pjesë. Lagarde theksoi nevojen e mëtejshme për të mbledhur fonde edhe pse shuma është më e vogël se sa pritej.
‘Për të qënë sa më efektive të jete e mundur ne kemi nevojë të rrisim burimet’- këmbënguli Lagarde duke nënvizuar: “Ne natyrisht po vlerësojmë dhe rivlerësojmë rreziqet globale’.
Sipas Lagarde pranverën e vitit 2013 ekonomia europiane dhe ajo globale do të reflektojë përmisime.
‘Unë jam me shpresën se gjatë mbledhjes së pranverës së ardhshme do të shohim permisime dhe duhet të kapim momentin’- tha numri një i FMN.
Lagarde tha gjithashtu se Europa dhe bota kanë parë ‘disa’ permisime qekurse kriza i goditi muaj më parë. Edhe pse theksoi se rreziqet mbeten të larta dhe situata financiare është ende e brishtë.
Ajo shtoi se anëtarët e FMN-së kanë nevojë për të ndërtuar një fond rezerve emergjence të fortë që do të parandalojë që ekonomitë e shëndosha të infektohet nga kriza e vendeve të tjera.
Dorina Bilbili/IDEA/