Ç'do të na sillte një banko-postë?
Fatos Çoçoli
Posta Shqiptare është e vetmja postë që nuk e ka banko-postën e saj. Të gjitha postat e tjera europiane funksionojnë duke kryer edhe shërbimin e bankës Aty ku bankat tregtare nuk depërtojnë dot, në lokalitetet më të vogla dhe më të largëta të vendit, shërbimi bankar i vjen shtetasit nëpërmjet zyrës së postës. Kjo është një detyrë imediate dhe e kohës për vendin tonë, ku gati gjysma e popullsisë nuk ka zyra bankare në komunat e fshatrat ku banon. Edhe banka më e përhapur në Shqipëri ka vetëm 110 degë. Posta Shqiptare ka 550 zyra të saj të shtrira kapilarisht në të gjithë vendin. Ka dhe një urdhër të Kryeministrit mbi ngritjen e një grupi pune për studimin e kësaj mundësie, bërjes së vendit me banko-postë, ofrimit të shërbimeve bankare edhe për qindra mijëra banues të fshatit, që sot iu mohohet kjo e drejtë. Ky grup pune kryesohet nga ministri Pollo dhe është duke punuar. është bërë një draft për themelimin e banko-postës. është duke u konsultuar me të gjitha grupet e interesit. është duke u parë edhe me normat e Bashkimit Europian. Banko-posta mund të jetë private, ose shtetërore. Shumë vende të botës kanë zgjedhur praktika të ndryshme, në bazë të kushteve të tyre specifike. Bashkekzistenca e postës me banko-postën është simbiozë funksionale. Të gjithë jemi dëshmitarë që shtrirja e sotme e bankave nuk është në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ende rreth 50 për qind e territorit nuk është i mbuluar nga shërbimi bankar. Dihet që drejt Bashkimit Europian, Qeveria jonë është e angazhuar në një sërë iniciativash. Të marrim një shembull të thjeshtë: luftën kundër informalitetit. Si mund të kontrollohet lëvizja e parave në zonat rurale? Kur paratë në to qarkullojnë në kesh, ose në të zezë? Pra, nuk ka një institucion ligjor që të masë kapilaritetin e lëvizjes së këtyre financave. Së dyti, themi që të çojmë shërbime aty ku është qytetari. Marrim një rast: pagesa e punonjësve, e arsimtarëve, agronomeve, veterinereve, mjekeve, infermiereve, etj. Marrim Ministrinë e Arsimit. Sa mësues kemi në zonat rurale? Ndërkohë, themi se atyre rrogën do t'jua japim nëpër banka. Përse këta mësues (dhe jo vetëm ata) duhet të detyrohen të marrin autobusin ose mjetin më të afërt që kanë, për të shkuar në zyrën bankare për ta marrë? Atyre kjo u kushton kohë dhe para. Përse të mos e marrin rrogën në kanale bankare në shtëpinë e tyre? Përse të mos e marrin këtë shërbim nëpërmjet Postës Shqiptare, e cila ndodhet kudo, edhe aty ku nuk ka komisariat policie, bashki apo komune, ku s'ka madje edhe ambulancë, por ama ka një zyrë postare. Posta është pika fundore e komunikimit të Shtetit me qytetarin. Nga ana tjetër, Qeveria shqiptare është e angazhuar në investime për përmirësimin rrënjësor të infrastrukturës. Ambiciet janë të mëdha. Që ashtu sikurse janë bërë rrugët kryesore të vendit, të bëhen edhe rrugët rurale deri në kapilaritet. Kjo, për të siguruar një qarkullim të mallrave, të mundësive dhe të ideve në çdo skaj të vendit. Këto natyrisht duan investime, fonde. Atëherë, përse të mos ketë Posta depozita të qytetarëve, njëlloj si të gjitha bankat e tjera? Ne nuk po shpikim. Po kërkohet një normalitet që ka zbritur dhe është ulur këmbëkryq në të gjithë Europën. Posta do të jetë një bankë që depozitat e qytetarëve do t'i investojë në bono thesari, pra do të krijojë autostradën e financimit të punëve publike. Nëpërmjet banko-postës, ky proces kthehet tërësisht në transparent. Depozitat do të kalojnë të gjitha në bono thesari. Natyrisht, duke ruajtur likuiditetet për nevojat emergjente që mund të kenë depozituesit. Procesi siguron transparencën e nevojshme dhe qytetari ndihet shumë mirë, pse e sheh vetë se si lëvizin financat e shtetit. Nga ana tjetër, e ndjen veten kontribues në zhvillimin e vendit. Por mbi të gjitha, Posta dhe Postë-banka, duke qenë institucione financiare shtetërore, janë jo vetëm mekanizma kontrolli dhe rregullimi të tregut, por mbi të gjitha, edhe fitimi që nxjerrin shkon për riinvestim për të mirën publike dhe këtu, në Shqipëri. Nuk kemi eksport të fitimit jashtë kufijve. Pra, po ta shikosh në laboratorin e logjikës financiare, gjithçka është e favorshme që ky hap të ndërmerret. Po a do të kryhet vallë? Ngelet të shpresojmë që ky zhvillim me shumë dobi për ekonominë dhe shtetasit e këtij vendi, të marrë formë konkrete shpejt, pa humbur më kohë.