E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushner pret Metën:Mbështetje për anëtarësimin

PARIS- “Ne jemi duke u përgatitur që Shqipëria të përfitojë statusin e vendit kandidat për në BE dhe për këtë rivendosja e nje dialogu efikas politik është i rëndësishëm vecanërisht për të mbeshtetur vazhdimin e reformave në vend”. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner gjatë një takimi të zhvilluar në Paris me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ilir Meta.
Dy homologët theksuan se problemet në Shqipëri mes forcave politike duhen zgjidhur përmes dialogut kontruktiv në rrugë institucionale dhe në respekt të plotë të Kushtetutës dhe institucioneve të pavarura.
Zoti Meta e njohu ministrin Kushner me përpjekjet e qeverisë për të përmbyllur së shpejti tre çështjet në ndjekje, nga udhërrëfyesi i vizave.
Gjithashtu, ai theksoi se zbatimi i ligjeve dhe bashkëpunimi me vendet partnere do të vazhdojë të sigurojë vendet anëtare të BE-së për seriozitetin e luftës së Shqipërisë kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera negative.

Ministri i Jashtëm francez, Kushner vlerësoi arritjet e Shqipërisë në plotësimin e detyrimeve të udhërrëfyesit dhe theksoi se Franca do ta mbështesë propozimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.
Z. Kushner nënvizoi se do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe të të gjithë rajonit.
Kushner vleresoi gjithashtu marrëdhëniet shumë të mira ekonomike mes dy vendeve si dhe politikën rajonale të Shqipërisë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›