Bush videomesazh nëFacebook: Të jeshpensionist, nuk është keq
SHBA- Rikthehet George W. Bush. Disi më i vjetër, por sërish në formë dhe me vullnet, ish presidenti amerikan i është drejtuar popullit përmes një videoje të postuar në faqen e tij në Facebook.
Prej disa ditësh, ish presidenti ka hapur faqen e tij personale në rrjetin social Facebook ndërsa 146 mijë admirues janë bërë fans të tij.
Bush shkruan në profilin e tij se pavarësisht pensionit, ka mbetur aktiv, ka vizituar 20 shtete, ka mbajtur 65 fjalime dhe ka mbaruar pjesën e parë të librit të tij me kujtime, i cili pritet të dalë në muajin nëntor.
Ndërsa ditën e enjte, në faqen e tij është publikuar një video prej 2 minutash në të cilën Bush i shpjegon amerikanëve se rruga e tij në politikë nuk ka përfunduar ende.
“Faleminderit që u bëtë pjesë e diskutimit tim inagurues në Facebook. Jam i lumtur t’ju komunikoj se Laura dhe unë jemi mirë dhe të lumtur në shtëpinë tonë në Texas. Të isha president i SHBA-ve ka qenë nderi më i madh i jetës sime. Megjithatë të jesh pensionist nuk është dhe aq keq” shprehet me shaka Bush.
Videoja është mbushur shumë shpejt me mijëra komente entuziaste mes të cilave: “Faleminderit President, sa mirë që të ripamë sërish” apo “Zoti President na mungoni shumë”.
(e.n/BalkanWeb)