E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: 12 Qershorifundi i shtypjes sëpopullit të Kosovës

PRISHTINE- “Data 12 qershor simbolizon fundin e shtypjes së popullit të Kosovës nga një regjim brutal dhe agun e shpresës për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit tonë të dashur”, ka thënë presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një pritje të organizuar me rastin e 12 qershorit, ditës kur forcat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë.

Kjo ditë në kalendarin zyrtar të festave në Kosovë shënohet si Dita e Paqes.

“Me gjithë vështirësitë normale që e karakterizojnë një shtet të posalindur, në tablonë e saj të përgjithshme, Kosova ka qenë dhe mbetet një rrëfim suksesi”, ka thënë mes tjerash presidenti i Kosovës, për të shtuar se “Kosova, shtet i lirë dhe sovran, atdhe i dashur i të gjithë qytetarëve të saj, anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, ka qenë, është dhe do të mbetet motoja e të gjitha angazhimeve tona politike e shtetërore”.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›