Konferenca e parlamentarëvetë KiE, Topalli:Punojmë për integrimin
NIKOZIA- Axhenda e Parlamentit është axhenda e integrimit europian”, tha sot Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në Konferencën e nivelit të lartë të Kryetarëve të parlamenteve të KiE-së, që po zhvillohet në Qipro.
Mes krerëve të parlamenteve europiane në sesionin me temë “Roli dhe përgjegjësitë e opozitës në parlament”, Kryetarja e Kuvendit tha:
“Shqipëria, në 20 vitet e fundit ka bërë transformime të jashtëzakonshme. Ajo është anëtare e NATO-s; ajo ka bërë kërkesë për statusin e vendit kandidat në BE dhe pak ditë më parë ne kemi dorëzuar përgjigjet e pyetësorit të sjella nga Komisioni Europian. Më 27 Maj, komisionerja Malmstrom mori vendimin për t’i propozuar Këshillit dhe PE-së heqjen e vizave për shqiptarët. Dhe kjo u ratifikua me 2 qershor në Ministerialin e Sarajevës.”
Duke u ndalur në situatën politike kryeparlamentarja Topalli tha se opozitës iu krijuan të gjitha hapësirat e nevojshme për një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor, ndërkohë që kodi elektoral u votua në Kuvend si ligj konsensual.
Sipas Topallit ishin standartet e realizuara nga këto zgjedhje që bënë atë që Këshilli europian të pranojë kërkesën për statusin e vendit kandidat.
(m.a/News24/BalkanWeb)