Greqi, dy të vdekur nga moti i keq

Moti i keq me reshje të mëdha ka shkaktuar viktima në Greqi.
Në Agrinjo, dy bashkëshortë humbën jetën pasi makina me të cilën udhetonin u rrëmbye nga vërshimi i një përroi.
Sipas mediave greke, cifti humbi jetën vetëm 50 metra larg banesës, ndërsa makina u gjet e shkatërruar.
Mbrojtja civile në Greqi njoftoi edhe për dëmtimin e disa urave dhe banesave nga koha e keqe.