E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, 6 të arrestuar, dyshohen se donin të vrisnin Karzain

Gjashtë persona janë arrestuar nga shërbimet afgane të Inteligjencës pasi dyshohen se kishin planifikuar atentat kundër presidentit Hamid Karzai.
 

Sipas autoriteteve afgane të arrestuarit kishin rekrutuar njërin nga truprojat e tij ndërsa shtojnë se po hetojnë lidhjet e mundshme të tyre me rrjetin militant “Hakani”.

“Një grup i rrezikshëm dhe i arsimuar, ku përfshihen mësues dhe studentë dëshironin të vrisnin Presidentin Hamid Karzai. Për fat të keq ata mundën të hyjnë në sistemin e mbrojtjes së Karzait dhe rekrutuan një nga truprojat e presidentit” thuhet në deklaratë.
 

Ai tha se të arrestuarit kishin lidhje me anëtarë të Al Kaedes dhe rrjetit Hakani, i përqendruar në Vaziristanin Verior, në kufi me Pakistanin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›