Arrestimi i Ganic, Londra mohon motivet politike
LONDER- Qeveria britanike ka përjashtuar cdo motiv “politik” prapa arrestimit në Londër të Ejup Ganic, anëtar i kolegjit presidencial boshnjak gjatë luftës, mbi një mandate arresti të firmosur nga Beogradi.
“”Arrestimi i Ganic nukiI korresponon në asnjë mënyrë nuk përkon me asnjë deplarate diplomatike apo politike të qeverisë britanike, dhe me asnjë këndvështrim të qeverisë britanike mbi ngjarjet e kaluara në Ballkan” – ka deklaruar zëvendës sekretari I jashtëm Chris Bryant.
"Autoritetet e drejtësisë janë kretësisht të pavarura nga qeveria dhe ushtrojnë funksionet e tyre ligjore në mbështetje të ligjit.”- nënvizoi Bryant, pasi rreth 2500 persona kanë protestuar dje para ambasadës britanike e serbe në Sarajevë duke kërkuar lirimin e Ganic.
Një gjykatë londineze nuk ka pranuar dje një kërkesë për lirimin me kusht të ish eksponentit boshnjak. Serbia akuzon Ganic, së bashku me 18 ish drejtues boshnjak, për vrasjen e disa ushtarakëve serbë më 13 mars 1992, një muaj pas fillimit të luftës në Sarajevë. Autokolona e ushtarëve po linte Sarajevën së bashku me komandën e distriktit ushtarak, të ish ushtrisë jugosllabve në këmbim të lirimit të presidentit boshnjak Alija Izetbegovic.
(s.g/balkanWeb)