Belgjike, me 10 mars nis riatdhesimi i emigranteve
BEOGRAD- Do të nisë më 10 mars riatdhesimi nga Belgjika i qindra qytetarëve serbë e maqedonas të cilët javët e fundit udhëtuan drejt vendit evropianoverior me shpresën për të marrë të drejtën e azilit.
Ambasadorja belge ne Beograd, Denise de Hauwere, ka thënë, citojnë mediat serbe, se emigrantët do të riatdhesohen në autobusë të shoqëruar nga funksionarë dhe përkthyes të shërbimit të emigracionit belg. Shpenzimet e udhëtimit do të mbulohen nga autoritetet belge.
Pas heqjes së vizave për qytetarët serbë, maqedonas dhe malazezë, mijëra qytetarë nag këto tre shtete u dyndën drejt Bashkimit Europian, në vecanti Belgjikë dhe Zvicër, me shpresën për të marrë azil.
Sipas agjencisë së lajmeve Tanjug, nga fillimi i vitit numri i serbëve që kanë kërkuar azil në Belgjikë ka qenë shume më i lartë se numri i regjistuar në të gjithë vitin 2009. Vetëm në muajin shkurt kjo shifër arrinte në 330 serbë. Pjesa më e madhe janë me kombësi shqiptare dhe rome të ardhur nga jugu i vendit.
Ambasadorja belge cështja përbën një problem serioz për vendin e saj, i cili ka vendosur të shpejtojë procesdurat e riatdhesimit.
Europarlamentarja sllovene, Tanja Fajon u bëri thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të marrin përsipër përgjegjësi që kanë të bëjnë jo vetëm me përmbushjen e kritereve, por edhe me mesazhin e duhur e të qartë për njerëzit në lidhje me qëllimin e liberalizimit të vizave.
Fajon bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të vërshimit drejt BE-së të emigrantëve që kërkojnë azil duke shtuar se kjo rrezikonte vonesa në liberalizimin e vizave për Shqipërinë e Bosnjen. “Në asnjë mënyrë nuk duhet të vëmë në rrezik liberalizimin e vizave për Bosnje-Hercegovinën dhe Shqipërinë këtë vit”- deklaroi Fajon.
(s.g/BalkanWeb)