Topi pret Finin: Mardhëniet mes 2 vendeve, në nivel të shkëlqyer
TIRANE- Presidenti Bamir Topi, priti sot Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Italisë, Xhanfranko Fini dhe delegacionin që e shoqëron.
Sipas zyrës së shtypit të Presidences, të dy personalitetet, vlerësuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve, popujve dhe miqësinë tradicionale, të cilat vlen të zhvillohen e të thellohen më tej në shërbim të interesave të ndërsjella dhe angazhimeve të përbashkëta, që ekzistojnë në fusha të shumta e të rëndësishme të zhvillimit.
“Ne e ndjemë mbështetjen tuaj përgjatë gjithë procesit të anëtarësimit tonë në NATO”, u shpreh Presidenti Topi dhe nënvizoi se “tashmë shpresojmë që edhe me mbështetjen tuaj, Shqipëria do të marrë në një kohë sa më të shkurtër dhe statusin e vendit kandidat për anëtarësimin në BE”.
Në këtë kontekst, Presidenti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar dypalësh si dhe të strukturave të tjera institucionale, sidomos tashmë kur shqiptarët po punojnë dhe shpresojnë në liberalizimin sa më të shpejtë të procesit të vizave.
Të dy palët ndanë të njëtën pikëpamje duke shprehur gjatë takimit kënaqësinë për rolin dhe kontributin e emigracionit shqiptar në Itali, tani një hallkë e fortë në marrëdhëniet e gjithanshme midis dy vendeve për promovimin e bashkëpunimit, duke u bërë kështu një urë lidhëse e fuqishme midis popujve.
Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Italisë, Xhanfranko Fini, duke falenderuar Presidentin Topi, vuri në dukje “interesat në rritje të Italisë për të gëzuar marrëdhënie sa më të ngushta me një vend fqinj.”
Fini siguroi Kreun e shtetit shqiptar se “Italia është ka qenë dhe do të mbetet një mbështetëse e flaktë e Shqipërisë në përmbushjen e aspiratës së saj për t’u integruar në Bashkimin Evropian me meritë, pasi t’i kalojë me sukses të gjitha etapat dhe plotësuar standardet, sepse kjo do të ishte edhe në interes të vetë Evropës për ruajtjen dhe forcimin e qëndrueshmërisë në rajonin Ballkanik.”
(e.n/BalkanWeb)