Kriza, Meta: Presidenti të eksploroje zgjidhjen
Kreu i LSI-se Ilir Meta thote se i takon presidentit Bamir Topi te eksploroje zgjidhjen e situates politike ne vendin tone edhe pas hyrjes se socialisteve ne kuvend. Ne qëndrimin e tij Meta thote se bazohet ne rezoluten e Keshillit te Europes dhe bisedimet mes paleve ne presidence.
“Presidenti të eksplorojë për të parë të gjitha hapësirat dhe mundësirat se sa kushtetues dhe se sa e respekton pavarësinë e gjykatave një kërkesë apo një insistim i tillë. Pra, mazhoranca ka investuar besimin e saj tek një institucion sikurse është presidenti i republikës. Ndërkohë, pala tjetër ka thënë që ne kemi këtë kusht dhe asgje tjetër” tha Meta.
Kreu i LSI-se Ilir Meta nuk dha nje gjykim te tijin, pro apo kunder amendimeve te Partise Socialiste ne kuvend por e quajti absurd bastin mes Gramoz Rucit dhe Sali Berishes per vetem nje kuti te rregullt ne Ruzhdije te Fierit.
“Historia e kutisë së Ruzhdies më duket histori absurde, qesharake, aq më tepër që kthehet edhe në një çështje basti, kur flasim për gjëra shumë serioze” tha Meta.
Meta shprehu gatishmerine mazhorances per te pranuar vendimin e Gjykates Kushtetuese apo te Komisionit te Venecias, nese hapja e kutive te votimit bie ndesh me kushtetuten shqiptare apo jo.
“Mazhoranca është shprehur e hapur edhe për këtë gjë sepse derisa këtë mendim ne ia kemi marrë Komisionit të Venecias gjatë gjithë këtyre viteve të demokracisë dhe të tranzicionit, si një institucion jashtëzakonisht kredibël për cështje të ligjit dhe të demokracisë, nuk kemi përse të mos e marrim dhe tani” tha Meta.
Dorian Kodra