PS: Qeveria të shqyrtojë dy drafte. Klosi: Nuk tërhiqemi nga kutitë
Socialistet riperserisin thirrjen per kryeministrin Sali Berisha qe ky te marre ne konsiderate 2 amendimet e depozituara ne kuvend, gjate seances parlamentare. Deputeti Blendi Klosi tha se opozita nuk do te terhiqet nga hapja e kutive per asnje moment.
“Partia Socialiste hodhi një hap të rëndësishëm duke u futur në Kuvend. Ishte ky një vendim i mirëmenduar i Partisë Socialiste për të hedhur këtë hap të parë, duke i dhënë kësisoj një shans mazhorancës për të filluar një orë e më parë së bashku një përpjekje serioze, për t’i dhënë fund krizës politike, institucionale e të demokracisë që është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Në emër të Partisë Socialiste i bëj dhe njëherë thirrje Sali Berishës që të mos e çojë kot me kokëfortësi këtë mundësi që po i jepet. Partia Socialiste është e vendosur t’i shkojë deri në fund kauzës së saj për transparencën e zgjedhjeve. Ne e kuptojmë shumë mirë, që si një pushtetar i mësuar me manipulime e pazare, Sali Berisha e ka të vështirë të kuptojë sinqeritetin dhe vendosmërinë e Partisë Socialiste, por ai gabohet nëse i shkon ndër mend që ne do të tërhiqemi nga kërkesa jonë për transparencë mbi zgjedhjet e 28 qershorit” tha Klosi.
Socialistet theksojne se hapja e kutive eshte ceshtje e vullnetit te kryeministrit Sali Berisha dhe jo nje ndalese juridike. Ata do te vazhdojne bojkotin e kuvendit nese propozimet e tyre ligjore nuk trajtohen me procedure te pershpejtuar nga kuvendi.
Dorian Kodra
< I mëparshmi