E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Meta: Rama ka dalë nga realiteti, sheh ëndrra më sy hapur

TIRANË-Në fillim të javës kur dy kundërsharët politikë pritet të nisin bisedimet me Presidentin Topi, kreu i LSI, Ilir Meta akuzoi kryesocialistin Rama se po tregon kokëfortesi me qëndrimin ndaj ndërkombetareve. “Nuk mendoj se presionet verbale janë ato që cojnë proceset përballë, apo cfarë do lloj presionesh të jenë. Theksoj dhe njëherë se është fatkeqësi kur një politikan del nga realiteti, është bukur për të, por përsëri është fatkeqësi për të, kur sheh ëndrra me sy hapur”. Kreu i LSI nuk bëri komente të zgjeruara mbi rolin e Presidentit Topi në zgjidhjen e krizës por garantoi se mazhoranca pjesë e së cilës eshte edhe LSI do të respektoje rezoluten e Keshillit te Europes. “Nuk dua të bëj asnjë koment për rolin e Presidentit, pasi unë duke e respketuar pozitën e tij kushtetuese mbi palët dhe angazhimin tij të shprehur në mënyrë të vazhdueshme për të kontribuar në ecjen para të vendit, përmes një dialogu sa më të frytshëm që inkurajon të gjithë të bëhen pjesë e këtyre proceseve integruese”. Nuk ka ende informacion zyrtar megjithatë fillimi i javës se re pritet të ulë në bisedime të vecanta presidetin Topi me kryeministrin Berisha e me pas dhe kreun e PS Rama lidhur me termat qe do te shtrohen ne tryezen politike qe duhet ti jape zgjidhjen e krizes disamujoreshe në vend. (News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›