Vlorë, hetime intensive për shpërthimin në makinën e këshilltarit
TIRANE-Ekspertët e kriminalistikës po hetojnë për shpërthimin që ndodhi të shtunën në Vlorë ku për pak desh i mori jetën këshilltarit të Bashkisë së Vlorës, zotit Morand Hoxha. TVNews24 meson se ekspertët në vëngjarje dyshojnë se eksplozivi i vënë në makinën e këshilltarit ishte tritol i llojit C4, por ende nuk është përcaktuar sasia e vendosur. Hoxha ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën dhe po mjekohet nga dëmtimet që ka marrë në të dyja këmbët. Anetari i Keshillit Bashkiak te Vlores, Morand Hoxha mbeti i plagosur pas shperthimit te automjetit te tij. Shperthimi tronditi lagjen “Isa Boletini”, te qytetit te Vlores ne afersi te shkolles 9-vjecare “Ismail Qemali” rreth orës 21:50 minuta. Sasia e konsiderueshme e eksplozivit copëtoi automjetin e tipit “Benz Mercedes 240”, ngjyrë e bardhe. Ekspertët sqarojnë se makina ishte parkuar para një pallati dhe se ka shpërthyer në momentin që Morand Hoxha i është afruar asaj. Morand Hoxha, 38 vjec u dërgua me urgjencë në spital nga ku u mësua se i shpëtoi rrezikut për jetën. Policia e cila po heton ngjarjen nuk ka deri me tani ndonje piste per kete ngjarje e cila i ngjan nje atentati. KeshilltariHoxha ështe anetar i Keshillit Bashkiak te Vlores ne siglen e Partise Socialiste, ndersa ishte zgjedhur ne votimet e vitit 2007 si këshilltar i LSI-se. Paraditen e djeshme, Morand Hoxha ka marrë pjesë në mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste. Në mbrëmje ai ka marrë një telefonatë, ndaj është nisur për të marrë makinën që e kishte parkuar në qendër të qytetit. Hedhja në erë me tritol e automjetit për pak sa nuk i ka kushtuar jetën babait të dy fëmijëve. Para zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit të vitit që shkoi, Hoxha është larguar nga LSI-ja duke kaluar me Partinë Socialiste.Në 15 prill te vitit 2009 Hoxha ishte shoqeruar nga policia per armembajtje pa leje, por me tej eshte liruar me mase sigurie detyrim paraqitje. (d.b/BalkanWeb)