E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami: Shpresojmë që demonstrata të jetë paqësore

TIRANË- Një ditë para demonstratës homazh të Partisë Socialiste, Ministri i Mbrojtjes Arben Imami deklaron se nuk mendon që do të ketë trazira dhe dhunë gjatë kësaj demonstrate, prandaj sipas tij edhe ushtria nuk ka ndonjë gadishmëri të posacme.

“Nuk ka gadishmëri të posacme për nesër. Shpresojmë që të ketë një manifestim paqësor. Më e arsyeshme do të ishte që të mos kishte fare manifestim, shenjë maturie e serioziteti që qeveria e tregoi”,- tha Imami.

Imami ka hedhur poshtë edhe akuzat se ushtria është e politizuar. “Ushtria nuk është e politizuar, ato janë thjesht akuza politike”,- theksoi ai.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Imami: Shpresojmë që demonstrata të jetë paqësore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›