E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, PASOK dorezon ne parlament kerkesen per hetim

ATHINE- Partia Socialiste greke në qeveri Pasok ka prezantuar në Parlament propozimin për krijimin e një komisioni hetimor për të zbardhur përgjegjësitë e qeverisë së mëparshme në “ndryshimin e të dhënave financiare në periudhën 2004-2009.”

Kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor u deklarua pak ditë më parë nga kryeministri Jorgo Papandreu, dhe provokoi një reagim të ashpër nga Demokracia e Re, e ish kryeministrit Karamanlis.

Demokracia e Re kërkon se nëse duhet të bëhet një hetim, ai duhet të jetë mbi ekomoninë, përfshi këtu periudhën e periudhës nga 1981 kur Pasok kishte ardhur për herë të parë në pushtet.

Socialistët këmbëngulin në ndryshimin e të dhënave financiare në mënyrë të vecantë të deficit, të cilat kanë përkeqësuar seriozisht ekononimë greke duke krijuar një krizë në kredibilitetin ndërkombëtar, dhe që duhet korigjuar.

Deficiti grek për vitin 2009, në 12 muaj ka kaluar nga 3,7% në 12,7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›