Banda e Durrësit, avokatët akuzojnë Colin për dëshminë
TIRANE-Për afro pesë orë, i penduari Adriatik Coli që bashkëpunoi me prokurorinë duke ndihmuar në zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale, të kryera nga e ashtuquajtura “banda e Durrësit”, u është përgjigjur dhjetëra pyetjeve të avokatëve mbrojtës. Gjatë seancës maratonë i penduari ka rrëfyer sërish për ngjarjet kriminale të kryera nga miqtë e tij. Mbrojtësit ligjorë i kanë drejtuar pyetje nga më të ndryshmet, duke tentuar në këtë mënyrë të shpallin të pavlefshme dëshminë e të penduarit, që është dhe një ndër provat më kryesore në proces. Sipas avokatëve, në rrëfimin e tij Adriatik Coli thotë gjëra të pavërteta dhe flet për ngjarje të cilat nuk ka marrë pjesë në to, duke mos sjellë prova direkte dhe që i shërbejnë procesit. Në dëshminë e tij Coli ka përmendur dhjetëra emra të personazheve
mjaft të njohur të botës së krimit, të cilët sipas tij kanë bashkëpunuar me bandën, në një kohë kur asnjëri prej këtyre personave nuk është marrë në përgjegjësi penale. Pikërisht për të saktësuar këtë pjesë të dëshmisë, avokatët e kanë pyetur me radhë, qoftë dhe për detajin më të vogël. Seanca e djeshme është ndërprerë rreth orës 13:40, për të vijuar sërish me pyetjet e avokatëve dhe të pandehurve. Këta të fundit po përballen me Adriatik Colin, dikur mik i tyre e
tashmë një armik i përbetuar. Adriatik Coli pranoi të bashkëpunonte, duke hedhur dritë mbi aktivitetin kriminal të bandës që ka vepruar në qytetin bregdetar për vite me radhë. Të akuzuarit si anëtarë të “bandës së Durrësit” akuzohen për të paktën 9 vrasje dhe 11 plagosje, si dhe dhjetëra krime të tjera. Sipas prokurorisë, banda është drejtuar nga Lulzim Berisha dhe Endrit Dokle.
(d.b/BalkanWeb)