Kriza, KiE vazhdojne sot negociatat Berisha- Rama
TIRANE- Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kryesuar nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Mevlut Çavushoglu jane përpjekur dje gjatë gjithë ditës të gjejë një kompromis mes maxhorancës dhe opozitës në Shqipëri.
Ecejaket e delegacionit kanë nisur që prej mbrëmjes së të dielës, kur një pjesë e delegacionit ka mbërritur në Tiranë, ka vijuar takimet në orët e para të ditës së djeshme deri në orët e vona të mbrëmjes, por edhe sot. Fillimisht delegacioni prej 10 pjesëtarësh i Asamblesë së KE ka biseduar në mëngjes me Presidentin Bamir Topi. Më pas ata kanë vijuar takimet me kryetaren e Kuvendit, kryeministrin Berisha dhe kreun e opozitës, Edi Rama. Më në fund, ata kanë marrë me vete edhe Ramën e Berishën dhe janë mbledhur në një takim tejet të zgjeruar në Presidencë. Për më shumë se dy orë, kreu i delegacionit të Asamblesë së KE, Çavoshoglu është munduar që të gjejë pikat e kontaktit mes palëve, të cilët i kanë ndarë kutitë e votimit të 28 qershorit 2009.
Variantet e zgjidhjes
Gazeta Shqiptare shkruan sot, duke iu referuar burimeve brenda takimit se, ka pasur edhe propozime konkrete. "Mësohet se ka pasur dy propozime nga delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Propozimi i parë ka të bëjë me atë që modalitetet për funksionimin e komisionit hetimor parlamentar t’i lihen në dorë Komisionit të Venecias, variant, i cili nuk është mirëpritur nga kryetari i opozitës, Edi Rama. Nga delegacioni është propozuar që të jetë ky komision që të caktojë objektin, mandatin e komisionit, pra të vendosë edhe fatin e hapjes ose jo të kutive të votimit të 28 qershorit. Një tjetër variant që është propozuar nga delegacioni ka qenë që këtë ta vendosë Gjykata Kushtetuese shqiptare. Mirëpo, edhe ky variant është kundërshtuar, këtë herë nga kryeministri Berisha, i cili shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi. " shkruan GSH.
Negociatat në Presidencë vijuan deri rreth orës 19:30. I fundit që ka dalë nga kjo seli ka qenë kreu i opozitës, Rama i shoqëruar nga kreu i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi. Ndërsa kryeministri Berisha është parë në hotel ‘Rogner’ me ministrin Dritan Prifti. Burimet bëjnë të ditur se, përpjekjet e delegacionit për të ulur palët në një marrëveshje kanë vijuar edhe në orët e vona të darkës dhe mendohet se do të vijojnë deri pak para se sa delegacioni të dalë para medias e të bëjë publike arritjet.
Takimet në Presidencë
Në fund të takimit të dytë në Presidencë, ku përveç delegacionit të madh të Asamblesë së KiE, kryesuar nga Presidenti Mevlut Çavoshoglu ishin të pranishëm edhe dy liderët, Rama e Berisha, zyra e shtypit e këtij institucioni njoftoi se: “Biseda u përqendrua në tryezën politike të bisedimeve mes maxhorancës dhe opozitës, të zhvilluar nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi”. Shumë shkurt dhe pa sqaruar detaje konkrete, Presidenca njoftoi se, “nga ana e tyre, parlamentarët e Këshillit të Evropës të kryesuar nga Presidenti Mevlut Çavoshoglu e informuan kreun e shtetit shqiptar rreth rezultateve të takimeve të tyre të zhvilluara gjatë gjithë ditës me kryeministrin Berisha dhe kreun e opozitës, Rama për të gjetur pikëtakimet e mundshme për të afruar palët drejt një marrëveshjeje dhe për të zgjidhur përfundimisht ngërçin politik të institucioneve shqiptare”.
(GSH/BalkanWeb)