Rrëshqitje toke në Maliq, 20 banesa në rrezik
KORCE- Rrëshqitjet e tokës nga shirat e vazhdueshëm rrezikojnë 15 banesa në fshatin Goc, vetëm pak kilometra larg Maliqit. Rrëshqtijet e para në këtë fshat kanë filluar disa ditë më parë, por rasti më i fundit që ka dëmtuar në masë jo vetëm tokat por edhe banesat e tyre ka qenë ai i një dite më parë.
Banorët thonë se situata është serioze dhe shumë prej tyre janë larguar tek të afërmit nga frika e shembjes së banesave.
Kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topciu ka parë nga afër situatën e krijuar duke u shprehur se rreziku është evident dhe mund të thellohet edhe më tej. Ai ka bërë apel për ndërhyrje sa më të shpejtë ëpr të shmangur rrezikun e mundshëm.
“Të sensibilizohen emergjencat civile Këshilli i qarkut Korcë për të parë këtë gjendje pasi mund të degradojë nga ora në orë, nga dita në ditë. Të merren masat që fshati të mos lëvizë. Situata është emergjente” u shpreh Topciu.
Rrëshqitje të tokave ka patur gjatë mbrëmjes së djeshme edhe në Plovisht të Maliqit ku dhe aty rrezikohen 5 banesa.
(e.n/News24/BalkanWeb)