Kriza, PBDNJ inkurajon dialogun mazhorancë- opozitë
Vangjel Dule tha se inkurajon perpjekjet per dialog me paleve per zgjidhjen e krizes politike per te arritur me pas nje marrëveshje qe do t’i jape fund problemit me zgjedhjet ne Shqiperi.
“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, konsistente në bindjet dhe
qëndrimet e veta politike shpreson, uron dhe do të kontribuojë nga
pozitat e veta në spektrin politik të vendit për një dialog esencial të
qënësishëm i cili nuk do të na çojë në një zgjidhje që do të ketë për
bazë interesin politik të njërës apo më shumë forcave politike në vend,
por që do të garantojë zgjidhjen e problemit kronik të zgjedhjeve jo të
lira, jo të ndershme, të pabarabarta dhe te kontestueshme” tha Dule.
< I mëparshmi