E Diel, 1 Nëntor 2026

Paditë në Strasburg, KiE delegacion në Shqipëri për pronat

Përvec delegacionit negociator për krizën politike, Këshilli i Europës ka nisur drejt Shqipërisë një tjeter grup. Kkëtë herë delegacioni i mbërritur sot në Tiranë do të jetë nga gjykata e Strasburgut dhe do të fokusohet në cështjen e pronave. Numri i lartë i padive të qytetarëvë kundrejt shtetit shqiptar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut ka bërë që ky institucion të monitorojë situatën në vendin tonë.

Të dërguarit e Strasburgut do të vëzhgojnë punen e gjykatave vendase për
cështjet e pronësisë, zbatimin e vendimeve të gjykatës së Strasburgut
si dhe përshtatjen e legjislacionit vendas.

Shumica e çështjeve të shqyrtuara në Gjykatën Evropiane të të Drejtave
të Njeriut kanë përfunduar në favor të qytetarëve. Dëmi financiar deri
tani llogaritet në 1.5 milionë euro dhe pritet të jetë disa herë më i
madh në vitet në vazhdim, nëse fitojnë çështjet që janë në radhë për
gjykim.

Ndërkohë kuvendi po shqyrton një projektligj të veçantë për pronat i
cili ndryshon mënyrën e kompensimit financiar të subjekteve të
shpronësuar. Drafti në fjalë  i paraqitur për shqyrtim në Kuvend vendos
që ndryshe nga herët e tjera ish-pronarët nuk do të kompensohen
financiarisht menjëherë, por mbi bazën e afateve të ndryshme kohore.

Elona Gjylmi

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›