E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, 500 milionë euro për ndërtimin e HEC të Skavicës

Qeveria shqiptare eshte e gatshme te shpenzoje e vetme 500 milione euro per te ndertuar me forcat e saj, hidrocentralin e skavices. Kryeministri Berisha sqaroi se pas tentativa te shumta per ta dhene ndertimin e ketij hidrocentrali me koncesion, u arrit ne perfundimin se per per projektin qe parashikon qeveria, eshte me e udhes qe kjo e fundit ta ndertoje kete objekt madhor.

“Situata është më premtuese që qeveria të konsiderojë vetë ndërtimin e
kësaj vepre gjigande. Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, KESH-i dhe
agjenci të tjera duhet ta shqyrtojnë me hollësi, duhet të hapë tenderin
për projektin, nga studimet fillestare deri tek projekti i zbatimit,
ose të përcaktojë parimet dhe ta tenderoi me çelësa në dorë. Ne duhet ta
ndërtojmë Skavicën” tha Berisha.

Shefi i qeverise Berisha ne mbledhjen javore me ministrat e tij, e
cilesoi si nje projekt shume ambicioz ndertimin e HEC-it te Skavices, i
cili sipas tij do te jape nje kontribut kryesor ne prodhimin e energjise
nga njera ane dhe parandalimin e permbytjeve nga ana tjeter. “Mendoj se
ne duhet ta fillojmë gjatë këtij mandati. Shpresoj që mandatin tjetër
ajo të jetë vepra kryesore publike që ndërtohet në Shqipëri” tha
Berisha.

Bledian Koka

Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 03 shkurt 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›